A je një startup premtues në fushën e mobilitetit, gati për të tërhequr investime dhe për t’u zgjeruar në tregun evropian? Scaleup Mobility Programme 2025, programi i akselerimit i EIT Urban Mobility, është krijuar për t’i dhënë startup-it tënd mjetet që i nevojiten për t’u rritur me sukses.
Afati i aplikimeve: 24 gusht
Ky program të ndihmon të lidheshe me investitorë kryesorë, të sigurosh financim dhe të ndërtosh partneritete strategjike që nxisin rritjen komerciale. Përmes:
-
30–40 orëve të dedikuara coaching 1:1,
-
Mbështetjes praktike për të forcuar rastin tënd për investim,
-
Dhe ekspozimit ekskluziv në evente lider si Tomorrow.Mobility në Barcelonë dhe Ultimate Demo Day në Mynih,
startup-i yt do të jetë i përgatitur të përshpejtojë udhëtimin drejt suksesit afatgjatë.
Apliko tani
Shkarko udhëzuesin e aplikantit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto