Rreziku online, publikohen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Google dhe Facebook - Business Magazine Albania

Rreziku online, publikohen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Google dhe Facebook

Rrjedhja më e madhe e të dhënave digjitale ndonjëherë është konfirmuar: 16 miliardë fjalëkalime dhe kredenciale hyrjeje janë ekspozuar, duke përfshirë llogari të lidhura me gjigantët teknologjikë si Apple, Google, Facebook, si edhe platforma si GitHub, Telegram dhe madje edhe shërbime qeveritare. Sipas studiuesve që kanë ndjekur këtë rrjedhje prej muajsh, nuk bëhet fjalë për një databazë të rikthyer në qarkullim, por për të dhëna të reja, të freskëta dhe të rrezikshme, të gatshme për t’u përdorur në sulme masive si phishing, marrje kontrolli të llogarive dhe vjedhje identiteti.Rrjedhja që mund të tronditë themelet e sigurisë digjitale
Ekipi i Cybernews zbuloi 30 databaza gjigante, secila përmban dhjetëra milionë deri në 3.5 miliardë kredenciale të ekspozuara. Numri total ka arritur tashmë 16 miliardë rekorde, duke e bërë këtë rrjedhje më të madhen e njohur deri më sot.

“Kjo nuk është thjesht një rrjedhje – është një plan i përkryer për shfrytëzim në masë,” – deklaruan studiuesit. Këto databaza përfshijnë kredenciale hyrjeje për shërbime sociale, VPN, portale zhvilluesish dhe llogari përdoruesish të të gjithë ofruesve të mëdhenj të teknologjisë. Më shqetësuese është fakti se shumica dërrmuese e të dhënave nuk ishin raportuar më parë si të rrjedhura, përveç një databaze 184-milionëshe të zbuluar muajin e kaluar.

Lexo edhe: Hakerat iranianë sulm kibernetik faqes së Bashkisë Tiranë!

Të gjithë janë në rrezik, nga përdoruesit e zakonshëm te institucionet
Të dhënat janë strukturuar në formën: URL – emër përdoruesi – fjalëkalim. Kjo do të thotë se çdo shërbim online, nga Apple te shërbimet shtetërore, mund të jetë tashmë në duart e palëve me qëllime keqdashëse.

Ekspertët theksojnë se ky informacion po shitet me çmime simbolike në “dark web”, duke e bërë qasjen llogaritë personale më të lehtë se kurrë më parë. FBI ka paralajmëruar publikun që të mos klikojë mbi lidhje të dyshimta në SMS, ndërsa Google po nxit përdoruesit të braktisin fjalëkalimet tradicionale në favor të teknologjisë passkey.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

  1. Ndryshimi i menjëhershëm i fjalëkalimeve, veçanërisht për llogaritë më të rëndësishme.
  2. Aktivizimi i autentifikimit me dy hapa (2FA) në çdo platformë.
  3. Përdorimi i fjalëkalimeve unike për secilën faqe.
  4. Instalimi i menaxherëve të fjalëkalimeve, siç është Keeper, për ruajtje të sigurt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0