Rrathë dhurues, mundësi për programe sociale - Business Magazine Albania

Rrathë dhurues, mundësi për programe sociale

Partnerët Shqipëri organizon eventin e pestë #RratheDhurues, në mbështetje të tre nismave të reja që synojnë të sjellin ndryshim social në komunitet!

Përgjatë katër eventeve Rrathë Dhurues të organizuara në Shqipëri prej vitit 2018, falë dhurimeve të individëve, biznesit, organizatave të shoqërisë civile e institucioneve të tjera, vlera prej 𝟗,𝟓𝟐𝟔,𝟕𝟕𝟏 Lekë kontribuoi në mbështetje të 𝟏𝟐 𝐧𝐢𝐬𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 në fushën e edukimit, promovimit të të drejtave të njeriut, aktivizmit rinor, sportit dhe kulturës, krijimit të hapësirave publike për moshën e tretë, etj.

Nëse organizata juaj ka një ide konkrete apo nismë në zbatim që mund të përmirësojë cilësinë e jetës së grupeve të cilave u shërbeni –  APLIKONI TANI në “Rrathë Dhurues”.

Informacionet i gjeni në  linkun https://bit.ly/3PYMcG7

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0