Roli i emigracionit në ekonomi - Business Magazine Albania

Roli i emigracionit në ekonomi

Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zgjerimi i ekonomisë, janë krijuar nga hendeku i krijuar në forcën e punës, emigracioni i lartë, sidomos në grupet e reja të popullsisë.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në anketën e Barometrit të Ballkanit për vitin 2021, gjeti se 38% e vendeve të lira të punës të krijuara në linjat e biznesit ishin nga mungesat si pasojë e emigracionit.

Problemi i emigracionit në forcën e punës është më i mprehtë në Shqipëri dhe në Bosnjë. Në Bosnjë, bizneset kanë pohuar se 50% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni, ndërsa fenomeni mbetet i lartë edhe në vendet e tjera, por më i ulët se në Shqipëri.

Shkaku më i fortë për vendet e lira të punës mbetet mungesa e aftësive. 45% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë të tilla si pasojë e mungesës së aftësive në tregun e punës. Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, thanë se 50% e vendeve të lira të punës janë për shkak se nuk gjenden punonjës të aftë. Një studim i këtij viti nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, por në një skenar zero të emigracionit, rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët. Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit deri në vitin 2050.

Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% në Mal të Zi deri në 35% në Ukrainë. Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar. Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0