Roboti në Japoni, ruan distancimin social në park - Business Magazine Albania

Roboti në Japoni, ruan distancimin social në park


Ndërkohë kur ndarja e hapsirave të përbashkëta mes njerëzve mund të jetë një aktivitet i rrezikshëm, shumë qeveri, aeroporte dhe spitale po zbulojnë vlerën e robotit jo infektues. Ai mund të pastrojë sipërfaqe, të shpërndajë ushqime pa frikë.

Singapori ka prezantuar një robot me katër këmbë që do të vendoset për t’u kujtuar njerëzve në parqe të ruajnë distancën e sigurisë së koronavirusit.

Roboti quhet “Spot”. Ai patrullon në parkun Bishan-Ang Mo Kio, ku po testohet për dy javë. Spot thuhet se u krijua nga kompania amerikane e armatimeve Boston Dynamics, me qëllim “reduktimin e fuqisë njerëzore të kërkuar për patrullimin në parqe”.

Lexo: Robotët mund të na ndihmojnë të luftojmë pandemitë e ardhshme

Roboti është i pajisur me kamera e sensorë për të llogaritur numrin e vizitorëve në park dhe jep njoftimet e tij me anë të një folësi që thotë “Qëndroni të paktën një metër distancë”.

Spot po komandohet fillimisht nga operatori, por krijuesit thonë se në të ardhmen do të krijojë autonomi të plotë lëvizjeje.

Theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0