Robotët mund të na ndihmojnë të luftojmë pandemitë e ardhshme

Robotët mund të na ndihmojnë të luftojmë pandemitë e ardhshme


Edhe pse shumë njerëz në mbarë botën po praktikojnë distancën sociale gjatë pandemisë COVID-19, ata që janë në frontin luftarak kundër virusit nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.

 Ekspertët bien dakord që robotët mund të marrin përsipër punën “e pistë dhe të rrezikshme”, që po bëjnë aktualisht njerëzit.

Vende të tilla si Kina, kanë vendosur tashmë robotë për të ndihmuar me detyra të caktuara gjatë pandemisë, si matja e temperaturave të njerëzve.

Por në një editorial të botuar të mërkurën në revistën Science Robotics, ekspertët sugjeruan që tani duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Robotët, që përdoren aktualisht për punë të tjera, mund të rivlerësohen për të trajtuar detyra të rrezikshme, që përfshijnë  rrezik infeksioni. Pandemia e koronavirusit shërben si një moment mësimi: Ne nuk ishim të përgatitur.

Paneli na kujton se plane të ngjashme për ndihmë robotike u krijuan pas shpërthimit të Ebolës në vitin 2015, por fondet dhe motivimi ranë.

Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencave organizuan një workshop në 2015, ku identifikuan tre fusha të gjera, në të cilat robotika mund të bëjë ndryshim: kujdesi klinik si telemjekësia dhe dekontaminimi; logjistikë siç është shpërndarja dhe trajtimi i mbeturinave të kontaminuara dhe vëzhgimi, përfshirë monitorimin e respektimit të karantinave vullnetare.

“Përvojat me shpërthimin e Ebolës identifikuan një spektër të gjerë të rasteve të përdorimit, por financimi për hulumtime multidisiplinare, në partneritet me agjencitë dhe industrinë, për të përmbushur këto raste përdorimi mbetet i shtrenjtë, i rrallë dhe i fokusuar për aplikime të tjera”, theksuan studiuesit. Ne mund të ishim gati, por tani po mundohemi gjatë pandemisë, thanë studiuesit.

“Unë nuk mendoj se jemi gati kësaj radhe, por shpresoj se me përpjekjet tona kolektive mund të jemi më të gatshëm herën tjetër,” tha Guang-Zhong Yang, themelues i Science Robotics, një nga autorët e redaksisë dhe dekan i Institutiy të Robotikës Mjekësore në Universitetin Jiao Tong, në Shanghai.

Rishikimi i qëllimeve të përdorimit të robotëve

Yang ishte në udhëtim kur koronavirusi goditi Shanghain dhe u kthye në shtëpi në kulmin e shpërthimit. Ai u karantinua në një dhomë hoteli për 14 ditë. Temperatura e tij kontrollohej dy herë në ditë nga njerëzit në hotel. Por kur ai porosiste ushqim, një robot i vogël ia dorëzonte në derën e dhomës së tij. “Unë jam një robotist vetë dhe është thjesht surreale të kem një përvojë si kjo,” tha ai.

Është një nga shumë shembujt, që tregon se si robotët mund të parandalojnë kontaktin e njerëzve, për të mos u infektuar. Yang, i cili nuk rezultoi pozitiv ndaj virusit, tha se disa teknologji të zhvilluara robotike tashmë po ndihmojnë, si robotët që përdoren për dezinfektimin e spitaleve dhe sipërfaqeve plastike, metalike dhe të qelqit, ku virusi mund të jetojë deri në 72 orë.

Për të mos lejuar që robotët të përhapin virusin, kompania daneze, Blue Ocean Robotics, përdor pajisje të dritës ultravjollcë në robotët e tyre, si një mënyrë për të dezinfektuar sipërfaqet. Ato mund të ndihmojnë në uljen e ndotjes në sipërfaqe.”Unë mendoj se ajo që është e qartë është se ne duhet të bëjmë më shumë prej tyre,” tha Yang.

“Çështja është se çdo herë që ka një shpërthim, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është. Si mund të sigurohemi që kemi mjaftueshëm robotë, që mund të përdoren kur ndodh një situatë si kjo ? “Robotët që matnin temperaturat në Kinë, ishin robotë autonomë të navigimit, të përdorur në mjediset industriale.

Ata përdorin hartat e vetë-lokalizimit për të kuptuar mjedisin e tyre dhe për të naviguar pengesat, tha ai. Puna e Yang përqendrohet kryesisht në robotët kirurgjikalë, të cilët mund të operohen nga distanca. Ai mendon se ata mund të përdoren për të ndihmuar klinikat, që po trajtojnë pacientë me sëmundje ngjitëse në reparte të mbushura me njerëz, që janë në terapi intensive.

Si mund të ndihmojnë robotët?

Autorët e redaksisë, të përbërë nga ekspertë të robotikës në të gjithë globin, identifikuan fushat kryesore ku robotët mund të japin ndihmë. Në këtë mënyrë njerëzit do të mbrohen nga pandemia. Kjo përfshin parandalimin e sëmundjes, diagnostikimin dhe kontrollimin, kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhimin e sëmundjeve. “Robotët kanë potencialin për të bërë dezinfektimin, shpërndarjen e ilaçeve dhe ushqimit, matjen e shenjave jetësore dhe asistimin në kontrollet kufitare”, kanë shkruar studiuesit.

Robotët më të zhvilluar të dezinfektimit mund të zbulojnë zona me rrezik të lartë, të punojnë vazhdimisht dhe të pastrojnë, thanë studiuesit.

Redaksia gjithashtu adreson operacione në distancë, që lejojnë vazhdimin e punës dhe funksioneve socio-ekonomike. Autorët bëjnë thirrje për robotikë, që mund të ndihmojë në prodhimin ose përdorimin e energjisë dhe impiantet e trajtimit të mbeturinave, duke bërë punën e duarve dhe duke lejuar njerëzit që t’i përdorin ato nga distanca. Robotët e punës në distancë, gjithashtu mund të qëndrojnë në vendin e dikujt në një takim, duke siguruar në thelb praninë e tyre përmes një ekrani-video.

“COVID-19 mund të bëhet pika kryesore e funksionimit të organizimeve të ardhshme”, shkruajnë studiuesit. “Në vend që të anuloni ekspozita dhe konferenca të mëdha ndërkombëtare, format e reja të grumbullimit – pjesëmarrja virtuale në vend të asaj fizike- mund të rritet. Të pranishmit virtualë mund të mësohen me angazhime në distancë përmes përdorimit të robotëve”.

Pandemia gjithashtu po nxjerr në pah nevojën për robotë socialë, që mund t’i ndihmojnë njerëzit në shtëpi, veçanërisht të moshuarit. Robotët socialë jo vetëm që mund të monitorojnë pacientët dhe të sigurohen që ata t’i përmbahen trajtimeve, por gjithashtu mund të sigurojnë ndërveprime sociale të nevojshme.

Mund të jetë një ngushëllim për ata, që nuk mund të jetojnë me anëtarët e familjes së tyre, qoftë gjatë një pandemie apo për arsye të tjera. Gjithashtu, robotët socialë mund të ndihmojnë me detyra të thjeshta dhe të kontrollojnë shenjat jetësore nëse njerëzit shqetësohen për shenja sëmundjeje.

“Sidoqoftë, kjo është një çështje sfiduese e zhvillimit sepse bashkëveprimet sociale kërkojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e modeleve komplekse të njerëzve, përfshirë njohuritë e tyre, besimet, emocionet, si dhe kontekstin dhe mjedisin e ndërveprimit”, kanë shkruar studiuesit. Robotistët po kuptojnë se disa nga detyrat më të thjeshta, të cilat mbartin rrezik gjatë pandemive, mund të merren përsipër nga robotët.

“Njëra prej tyre është aq e thjeshtë sa bërja e gjilpërave”, tha Howie Choset, redaktor i Science Robotics, autor në redaksi dhe profesor në Institutin e Robotikës në Universitetin Carnegie Mellon. “Tani për tani, ka njerëz që janë të sëmurë, të cilët kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm. Megjithatë ne nuk duam ta ekspozojmë pa dashje dikë ndaj sëmundjes, duke e dërguar të shpërndajë ushqim.”Pra, një tjetër aplikim i robotëve,për të cilin duhet të mendojmë është një robot, që thjesht del nga makina, shkon në derën e shtëpisë, jep ushqimin dhe largohet.

Përgatitja për të ardhmen

Robotistët nuk duan të na shohin përsëri në këtë situatë – duke realizuar burimet që na duhen në mes të një problemi me metoda të kufizuara veprimi.

Pas një pandemie apo shpërthimi, përparësi të tjera dalin në pah, si rikthimi i funksioneve sociale dhe ekonomike. Por historia mund të përsëritet vetvetiu, ashtu si në rastin e koronavirusit pas Ebolës, mund të ndodhë një rast tjetër, më shpejt sesa mendohet.

Bashkëpunimi i qeverisë, teknologjisë ekzistuese dhe komunitetit të kërkimit është thelbësore, thanë ata.

Autorët sugjeruan një sfidë të rregullt dy-vjeçare globale, që përqendrohet në zhvillimin e robotëve për sëmundje infektive. Do të lejonte testimin e efektivitetit të robotëve për të përcaktuar nëse ato mund të zhvillohen, t’i bëjë ato me kosto efektive dhe të sigurohet që implementimi i shpejtë është i mundur.

“Unë mendoj se në këtë kohë duhet të sigurohemi që të kemi një qasje globale të qëndrueshme, përsa i përket kërkimeve në përdorimin e robotëve”, tha Yang.

Robotët mund të integrohen më mirë edhe në infrastrukturën ekzistuese. Sinqerisht, njerëzve u duhet kohë për t’u mësuar me robotët. Në robotët mjekësorë, siguria dhe efektiviteti tek pacientët janë testuar,tha Yang. Por njerëzit gjithashtu kanë nevojë për një nivel rehatie me ta, në mënyrë që të ndihen të sigurt.

Shumë nga robotikët, tani kërkojnë aftësi, që nuk po zhvillohen ose financohen për momentin, tha studiuesi.

“Pa një qasje të qëndrueshme ndaj kërkimit, historia do të përsëritet vetë dhe robotët nuk do të jenë të gatshëm për incidentin tjetër”, thanë ata.

Choset gjithashtu theksoi se robotët, dronet dhe inteligjenca artificiale do të mund të përdoren edhe në fusha të tjera, si përgjigje të fatkeqësive dhe ndihma humanitare.

“Shpresojmë të frymëzojmë të tjerët në komunitet që të krijojnë zgjidhje për atë që është një problem shumë i ndërlikuar,” tha ai.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0