Roboti humanoid “diplomohet” në ceremoninë e një gjimnazi në Kinë! - Business Magazine Albania

Roboti humanoid “diplomohet” në ceremoninë e një gjimnazi në Kinë!

Një robot humanoid me emrin Shuang Shuang mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të një gjimnazi në Kinë, duke theksuar zhvillimin e shpejtë të vendit në fushën e teknologjisë robotike.

Pamjet e ngjarjes së mbajtur më 1 korrik në qytetin Fujian tregojnë Shuang Shuang teksa marshon drejt skenës gjatë ceremonisë së diplomimit të gjimnazit “Shuangshi”, në edicionin e tij të 25-të, duke mbajtur një çantë të zbrazët. Roboti u pozicionua përpara stafit akademik të shkollës, i cili ndodhej në podium. Një prej mësuesve u ngrit dhe iu afrua robotit. Nën duartrokitjet e të pranishmëve, ai dhe roboti shtrënguan duart në një skenë simbolike, ndërsa më pas mësuesi vendosi një certifikatë në çantën e robotit dhe pozoi për fotografi së bashku me të, përpara nxënësve të mbledhur. Ky moment solli një element teatror dhe vizionar në ceremoni, duke vënë në pah mënyrën se si robotët humanoidë po dalin nga laboratorët kërkimorë për të hyrë në jetën publike dhe në momente kulturore. Shfaqja e Shuang Shuang vjen në një kohë kur robotët me pamje njerëzore dhe shtazore po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje globale. Kina ka organizuar kohët e fundit disa ekspozita dedikuar robotikës, duke demonstruar aftësinë e këtyre makinerive për të kryer një gamë të gjerë funksionesh praktike.

Shuang Shuang’s appearance comes amid a broader surge in the development and visibility of human and animal-like robots across the globe.

Investimet e mëdha të Kinës në zhvillimin e robotikës e kanë vënë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara, në atë që disa ekspertë e cilësojnë si një “garë teknologjike”. Një shembull i spikatur i këtij trendi është shfaqja publike e një “qeni robotik” me karakteristika ushtarake, i cili u pa në Florida duke ofruar siguri për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Lexo edhe:“Një domosdoshmëri ekonomike”: 6 liderë shpjegojnë pse barazia gjinore nuk mund të presë

Ndërkohë Elon Musk i cili ka pasur një rol të dukshëm në fitoren e fundit elektorale të Trump,  vazhdon të shtyjë përpara kufijtë e inovacionit në robotikë. Ai ka prezantuar së fundmi robotin humanoid Optimus, të cilin e përshkruan si një “asistent multifunksional”. Sipas Musk, Optimus është i aftë të kryejë detyra të përditshme shtëpiake, të luajë me fëmijët dhe të realizojë punë të përsëritura.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0