Një burrë italian do të largohet nga ishulli ku jetonte prej më shumë se 30 vjetësh, pas presionit prej autoriteteve 81 vjeçari Mauro Morandi ishte vendosur në ishullin Budelli në veri të Sardenjës në vitin 1989.
Por vitin që shkoi Morandi tha se pronarët e ishullit të famshëm për plazhin e tij ngjyrë rozë, i kërkuan të zhvendosej. “Do të largohem me shpresën që Budelli të jetë i mbrojtur siç e kam mbrojtur unë për 32 vjet,” komentonte dje burri në rrjetet sociale.
Ish-mësuesi i fizkulturës ka thënë më parë se “gjithmonë ndjehej si një shpirt rebel”. “Isha i lodhur nga shumë gjëra të shoqërisë sonë: konsumerizmi, situata politike në Itali”, thotë Morandi. “Vendosa të jetoj në një ishull të pabanuar në Polinezi larg civilizimit. Desha të nis një jetë të re pranë natyrës.”
Pas nisjes së udhëtimit të tyre detar, ai me një grup miqsh ndaluan në arkipelagun e La Maddalena, ku planifikuan të punojnë për të siguruar para për pjesën tjetër të udhëtimit”. Por kur arriti në Budelli dhe u takua me rojen e ishullit që ishte pranë daljes në pension, Morandi pa shansin e tij dhe vendosi të qëndronte për të zënë vendin, duke u kujdesur për ishullin e duke folur me turistët.
Megjithatë ai është përballur me disa kërcënime për dëbim gjatë viteve. Në vitin 2020, presidenti i parkut kombëtar të La Maddalena, Fabrizio Fonnesu, tha për CNN se Morandi kishte bërë modifikime të paligjshme në kasollen ku banonte, e cila më parë kishte qenë stacion radio gjatë Luftës II Botërore.
Ndërkohë një peticion për qeverinë italiane që të lejojë qëndrimin e burrit në ishull ka arritur në 70,000 firma. Por dje Morandi njoftoi vendimin e tij për t’u larguar, duke njoftuar se do të vendosej në një apartament të vogël në ishullin fqinj La Maddalena: “Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, përsëri e shikoj detin”, tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.