Risia nga LG: smartphone që përdor inteligjencën artificiale në kamera

Risia nga LG: smartphone që përdor inteligjencën artificiale në kamera


LG do të zbulojë një version të ri të telefonit të saj V30, në Mobile World Congress këtë vit dhe siç thonë zërat do të ketë një kamera, e cila funksionon nëpermjet inteligjencës artificiale (AI). Kompania koreane ka zhvilluar ‘’Vision AI’’ për t’i bërë kamerat më të mençura dhe më të thjeshta për t’u përdorur. Vision AI mund të analizojë në mënyrë automatike se çfarë je duke fotografuar dhe mund të rekomandojë mënyrën më të mirë të shkrepjes, midis 8 opsioneve (portret, ushqim, kafshë, panoramë, qytet, lule, agim and perëndim). Mund të rregullojë ngjyrat dhe këndet e objekteve, çdo reflektim në afërsi si dhe ndriçimin e hijet për të krijuar imazhin më të mirë të mundshëm.

AI ka edhe disa aftësi për shopping. Mund të skanojë imazhin ose të skanojë kodet QR për të treguar se ku mund të blini produktin të cilin po fotografoni, duke treguar edhe çmimet më të ulëta. Në vazhdim, Vision AI, mat zbehtësinë e fotos në ndriçim të ulët dhe ndriçon pjesë të caktuara të imazhit, që kanë më tepër rëndësi.

Së bashku me kameran e re, LG do të prezantojë edhe një Voice AI së bashku me Google Assistant. Do të shtohen komanda të reja zanore, shumica e të cilave janë të lidhura me Vision AI. Mund t’i kërkosh Voice AI që të shkrepësh foto në mënyra të ndryshme, panorama, perëndim apo ndriçim i ulët, mund të kërkosh imazhe në mënyre zanore e kështu me radhë.

LG thotë se këto janë thjeshtë bazat e përdorimit të teknologjisë artificiale në telefonin e saj V30. Nuk është bërë e ditur se kur do të zbulohen të reja të tjera, por do të mësojmë më shumë për këtë në fund të muajit shkurt.

burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0