Rinis aplikimi për pasaporta dhe karta të reja identiteti

Rinis aplikimi për pasaporta dhe karta të reja identiteti


Javën e ardhshme do të rinisë procesi i pajisjes me pasaporta dhe karta të reja identiteti. Për të kryer aplikimin, qytetarët duhet të rezervojnë një takim online, përmes një aplikacioni, i cili do të jetë funksional javën e ardhshme.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.

“Rinis procesi i pajisjes me dokumente biometrike, aplikimi vetëm pas rezervimit të orarit online! Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0