Ringjallja e hekurudhës, tani mund të udhëtoni me tren - Business Magazine Albania

Ringjallja e hekurudhës, tani mund të udhëtoni me tren


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është duke shqyrtuar hua prej 34.5 milionë euro për hekurudhat shqiptare. Bëhet fjalë për financimin e projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe lidhjes së saj me aeroportin e Rinasit. Një segment i ri ky prej rreth 7 kilometrash.

Brenda vitit kjo kredi duhet të marrë miratimin e bordit të bankës. Sipas BERZH, projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore me një gjatësi 34.7 km si dhe ndërtimin e terminaleve të kryeqytetit dhe Durrësit.

I gjithë financimi i parashikuar nga pala shqiptare për rehabilitim e hekurudhës është 86.4 milionë euro. Pikat kryesore që kërkohen janë realizmi i një plani menaxhimi të aseteve të kompanisë dhe një vlerësim të kostos së plotë të operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit.

Kthimi i hekurudhave shqiptare në rentabilitet dhe promovimi i ekonomisë së gjelbër, duke synuar transport me emetim të ulët të gazit karbonik.

BERZH nënvizon se projekti do të mbështesë zhvillimin kombëtar ekonomik të vendit dhe do kontribuojë në integrimin rajonal të Shqipërisë, duke përmirësuar lidhjen e qyteteve të saj kryesore dhe portit të Durrësit e aeroportit të Rinasit.

/gazeta-Shqip.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0