Rikthimi në shkolla: Mund të ketë mësim me 4 turne - Business Magazine Albania

Rikthimi në shkolla: Mund të ketë mësim me 4 turne

Nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri do t’u rikthehen bankave të shkollës më 14 shtator, nën një protokoll të rreptë masash, për shkak të pandemisë së Covid-19. Drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Gert Janaqi tregon për Euronews Albania, mënyrën e organizimit të shkollave për sezonin e ri.

“Kemi 3 skenarë, ne do të fillojmë me skenarin e parë, nëse shkollat i kanë kushtet, mësimi do të zhvillohet me orë 45 minutëshe, çdo gjë do funksionojë si normalisht”, tha Janaqi.

Por, mënyra e organizimit nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë shkollat. Për institucionet e arsimit me shumë nxënës, ministria ka gati një tjetër skenar, ku mësimi mund të shkojë deri në 4 turne. Sipas Janaqit, Ministria e Arsimit ka marrë masa dhe për skenarët ekstremë, teksa, në këtë rast, mësimi do të zhvendoset online.

Për shkak të protokollit të ri, çdo klasë nuk duhet të ketë më shumë se 18 deri në 20 nxënës, ndërsa në çdo ambjent nuk duhet të mungojnë dezinfektantët. Klasat do të zhvendosen dhe në biblioteka, apo dhe palestrat e shkollave, ndërsa nëse është e mundur, mësimi mund të kryet dhe në natyrë. Për të vrojtuar zbatimin e protokollit të sigurisë, çdo shkollë do të ketë mësues koordinator.  Ministria e Arsimit do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, e në rast se në shkolla krijohen vatra të Covid, i përket instancave shëndetësore të vendosin nëse shkollat do të mbyllen ose jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0