Rikthehet telefoni ikonik me kapak Motorola Razr - Business Magazine Albania

Rikthehet telefoni ikonik me kapak Motorola Razr

Rikthehet telefoni ikonik me kapak Motorola Razr

Dikur Motorola Razr ishte telefoni më i lezetshëm përreth. Telefoni me kapak i njohur me një nuancë të ndritshme rozë ishte në duart e të gjithëve shumë kohë përpara se të vinte iPhone. Tani, Motorola e ka konfirmuar se do ta lansojë një version të ri të Razr në Kinë më 2 gusht.


Ka gjasa të duket i ngjashëm e dizajnin ikonik të 2004, shumë gjëra kanë ndryshuar në brendësi.

Moto Razr 2022 supozohet se mund të vijë me specifika të nivelit të lartë si një ekran i palosshëm 120 Hz, një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 dhe një sistem kamerash me lente të trefishta.
Motorola qartazi nuk po synon që Razr të konkurojë  me iPhone, por përkundrazi ka gjasa të ‘marrë’ ca ide te Samsungu. Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore ka lëshuar vazhdimisht telefona të palosshëm (ku përkulet ekrani aktual) për disa vite tani.

https://metro.co.uk/2022/07/26/the-iconic-motorola-razr-is-coming-back-for-2022-17065105/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0