Banka qendrore e Zvicrës ka njoftuar të mërkurën se është gati të ofrojë mbështetje financiare për Credit Suisse pasi aksionet në huadhënësin e dytë më të madh të vendit u rrëzuan deri në 30%.
Në një deklaratë të përbashkët me rregullatorin zviceran të tregut financiar FINMA, Banka Kombëtare Zvicerane tha se Credit Suisse përmbushi “kërkesat strikte të kapitalit dhe likuiditetit” të vendosura për bankat me rëndësi për sistemin më të gjerë financiar.
“Nëse është e nevojshme, SNB do t’i sigurojë CS likuiditet,” shtuan ata.
Të vendosur në kushte të vështira pas mbylljes së bankës Silicon Valley në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, investitorët bënë që aksionet në bankën zviceriane të binin në nivele rekord.
Në deklaratën e tyre, autoritetet zvicerane thanë se problemet e “bankave të caktuara në SHBA nuk paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë ‘infektimi’ për tregjet financiare zvicerane”.
“Nuk ka indikacione të një rreziku të drejtpërdrejtë për institucionet zvicerane për shkak të trazirave aktuale në tregun bankar amerikan”, thuhej më tej në deklaratë. / CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.