Rikthehet rritja e interesave për depozitat bankare

Rikthehet rritja e interesave për depozitat bankare


Së fundi, Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë sërish të ulët normën bazë të interesit në 1.25%. Kjo do të shfrytëzohej nga bankat për një normë të ulët të interesit të depozitave. Por, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat kanë rritur interesat e depozitave gjatë muajit mars, si në monedhën vendase edhe në euro.

Në lekë interesat e depozitave me maturim një vjeçar sigurojnë një normë interesi prej 1%, ndërsa në euro, norma e interesit është 0.13%. Këto shifra janë më të larta se një muaj më parë, por edhe krahasuar me një vit më parë.

Megjithë rritjen, duhet theksuar se depozitimi afatshkurtër i parasë sot nuk është zgjidhja më e mirë, pasi norma e inflacionit është më e lartë se ajo e depozitave me maturim një vjeçar.

Banka e Shqipërisë pritet të mbajë të ulët normën bazë të interesit deri në fund të këtij viti. Kjo paralajmëron se në një të ardhme të shpejtë normat e interesit do të fillojnë të rriten, kryesisht për kreditë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0