Rikthehet "Rally Albania" me edicionin e 15-të

Rikthehet “Rally Albania” me edicionin e 15-të


Në Qershor vjen në Shqipëri Rally Albania. Edicioni i 15-të pritet të përfshijë rreth vetes të apasionuar rreth sportit dhe shumë turistë.

Gara spektakolare e makinave dhe motorëve “Rally Albania” këtë vit rikthehet me edicionin e tij të 15-të më 8 Qershor, për të përshkuar 80 përqind të territorit shqiptar në një javë emocionuese. Vendet e parashikuara janë këto:

8 Qershor – Ceremonia e Hapjes, Tiranë

9 Qershor – Stacioni i parë (380 km), Valbonë

10 Qershor – Stacioni i dytë (160 km), Valbonë

11 Qershor – Stacioni i tretë (390 km), Voskopojë

12 Qershor – Stacioni i katërt (210 km), Himarë

13 Qershor – Stacioni i pestë (135 km), Himarë

14 Qershor – Stacioni i gjashtë (520 km), Tiranë

15 Qershor – Epilog (80 km), Tiranë

Sportistët që do të garojnë në “Rally Albania” do të përshkojnë një itinerar me gjatësi afërsisht 2000 km, për 7 ditë, nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase. Parakalimi i mjeteve do të bëhet në një hapësirë të dedikuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku të gjithë dashamirësit mund të njihen nga afër me garuesit.

Rally Albania tërheq me mijëra vizitorë në rrugët e Shqipërisë, të cilët janë shumë kurioz për këtë sport.

Rally Albania është themeluar në Qershor të vitit 2006 dhe ka ecur para falë pasionit dhe dëshirës. Rally Albania është bërë një realitet, i cili tërheq shumë të apasionuar që aventurën e kanë në shpirt.

*Nëse ke dëshirë të zbulosh aktivitetet outdoor në Tiranë shkarko aplikacionin TIRANA IME OUTDOOR.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0