Rikthehet mbështetja për arroret - Business Magazine Albania

Rikthehet mbështetja për arroret


Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka vizituar dhe një fermë të mbjellë me arra. Gjatë këtij takimi, Ministri i ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të Skemës kombëtare, për kulturat arrore, të cilat mbështeten maksimalisht nga kjo skemë.

Në vijim të promovimit të kësaj skeme, e cilësuar si nga më të mirat për bujqësinë, ministri Peleshi ka theksuar dhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit, dhe sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivitimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.

“Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%”

“Pra kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë kokurruese bujqësinë”, Ka thënë ndër të tjera Ministri.

Peleshi rikujtoi që thirrja për aplikime është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0