Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës, duke filluar nga data 1 Korrik rikthehen abonetë e përgjithshme për transportin publik.
Bashkia e Tiranës i ka rikthyer në treg pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak.
Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.
Gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
Heqja e abonesë nga qarkullimi njoftonte bashkia do të bëhej me qëllim përshtatjen e strukturës me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat dhe kushtet e shërbimit, në bashkëpunim kjo me GIZ.
Përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të liçencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet e vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto