Intervistë me Robbie Antonio, themelues i kompanisë
Një filozofi e re për pasuritë e paluajtshme! E re në veçanti për një rajon si Ballkani, ku ndërtimi i shtëpive është ai me bazë tulla e beton. Robbie Antonio është një sipërmarrës filipinas, i cili në mënyrë kreative, po synon t’i japë zgjidhe kërkesës së gjerë për strehim. Në më shumë se 28 shtete në botë, sipërmarrja e tij po shtrihet së fundi edhe në Ballkan dhe Shqipëria shihet si portë hyrëse në këtë treg.
Ju po drejtoni një kompani inovative që siguron zgjidhje të reja në treg. Çfarë ju frymëzoi të krijoni kompaninë Revolution Precrafted?
Gjithçka nisi me dëshirën për të krijuar një hapësirë të re në fushën e pasurive të paluajtshme.
I pranishëm në këtë industri që në moshë të re, isha mësuar me shumë aspekte të biznesit, por doja të sillja diçka të re në këtë fushë.
Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Rrjedhimisht arrita të kuptoja që rruga e duhur ishte dizenjimi i markës. Krijimet e propozuara nga ne ndërtohen shpejt dhe zgjidhin disa prej çështjeve më të rëndësishme të konsumatorit.
Ia vlen të theksohet se nuk jemi ekskluzivë vetëm në parafabrikate. Kemi projekte që janë gati fabrikatë ose hibridë. Pra, jemi padyshim në gjendje të furnizojmë të gjitha segmentet, të rrisim porositë dhe të jemi konkurrues.
Cili është vizioni i kompanisë dhe çfarë ndikimi mendoni se do të kishte në tregun e pasurive të paluajtshme? Mendoni se sektori do të revolucionarizohet globalisht nga kjo qasje e re?
Ne duam të shihemi si një treg global i pasurive të paluajtshme. Një treg që lidh zhvilluesit, prodhuesit dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të furnizimit të klientëve, të cilët krijojnë cilësi, banesa të parafabrikuara me një stil tradicional, ngrehina, e kështu me radhë.
Ne besojmë se duke e edukuar tregun mbi të mirat e teknologjisë parafabrikate, do të mund të nxisim më shumë klientë për ta provuar. Aktualisht jemi të pranishëm në 28 vende me një vlerë tregu bruto prej 9.1 miliardë dollarësh me mundësi shpërndarje në rreth 44 mijë njësi në 3-5 vitet e ardhshme. Mendoj se kjo flet dukshëm për rritjen e pranimit të pasurive të paluajtshme parafabrikat.
Thënë këtë, është e rëndësishme të theksohet fakti që kemi zgjeruar ekspertizën tonë dhe kapacitetet për të përfshirë edhe produkte dhe projekte hibride dhe quasi-parafabrikat. Besojmë se ky hap është i rëndësishëm të zhvillohet si kompani.
Në kompaninë tuaj keni krijuar një grup ekskluziv me arkitektë, stilistë dhe ikona mode në tregun e pasurive të paluajtshme. Cilat janë shërbimet tuaja kryesore dhe çfarë i bën ato ndryshe nga mundësitë e tjera që janë të pranishme aktualisht në treg?
Partneriteti me revolucionarët tanë është një nga çelësat e suksesit tonë. Ata na dallojnë nga aktorët e tjerë në sferën e parafabrikatit.
Imagjinoni, të mund të bëheni pronarë të një shtëpie nga fituesit e çmimit “Pritzker” si Christian de Portzamparc apo Jean Nouvel. Kjo nuk ishte e mundur më parë. Jemi të lumtur që shumë revolucionarë që synonim të na bashkoheshin, u bënë pjesë e jona pas nxitjes që u dhamë. Krahas shtëpive, ofrojmë gjithashtu kioska, muze, shitje me pakicë të kornizave, mobilje, akomodime të shkëlqyera dhe ndërtime mesatarisht të ulëta (40-45m).
Ne kemi gjithashtu projekte të reja dhe produkte në zhvillim që na sigurojnë rritjen e vazhdueshme. Po interesohemi në investimet zinxhir, veçanërisht me STO dhe ICO. Së fundi firmosëm një partneritet të ri në fushën e hidroponisë.
Më tej, po përgatitemi për të ofruar zyra, klinika mjekësore, hotele dhe strehime të përballueshme.
Vizioni ynë është që të jemi në gjendje të adresojmë nevojat e një tregu shumë të gjerë, pa ndryshuar drejtim apo mbetur në vend.
Përsa i përket biznesit dhe objektivave tuaja në Ballkan. E keni për objektiv ofrimin e këtyre shërbimeve në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë?
Jemi të pranishëm në 28 shtete në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Europë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut.
Ne proçedojmë gjithmonë në bazë të një modeli të caktuar biznesi, B2B. Kështu që jemi në kërkim të sipërmarrësve të rinj, me të cilët mund të arrijmë partneritetin. Po kërkojmë gjithashtu brokera, agjentë shitje dhe gjithashtu blerës B2C. E dimë që ka kërkesa për banesa në Ballkan, prandaj mendoj se është mrekulli për ne të eksplorojmë rajonin dhe të mund të përdorim Shqipërinë si portë hyrëse për në rajon.
Si mendoni se do të veproni në këto tregje të reja për ju?
Na duhet të krijojmë partneritet me zhvilluesit dhe prodhuesit në rajon, si përmes marrëveshjeve të furnizimit edhe “joint ventures”.
Siç e përmenda, ne jemi një treg dhe jemi agnostik. Kjo na lejon të krijojmë lidhje të shumta me aktorë të tjerë në segmente të ndryshme të zinxhirit të furnizimit. Jemi shumë fleksibël.
Cilat janë, sipas jush, tri aftësitë më të rëndësishme për të arritur sukses në biznes?
Vendosmëria, krijimtaria dhe rezistenca.
Cila është këshilla juaj për të rinjtë që duan të fillojnë një biznes?
Punoni më shumë se çdonjëri nga skuadra juaj.
Kush është REVOLUTION Precrafted?
Është një koleksion i pronave të parafabrikuara limited edition, duke përfshirë shtëpitë dhe ndërtesa për qëllime të ndryshme. Projekti bashkon mbi 80 arkitektë, artistë dhe projektuesit më të mirë në botë për të krijuar një seri ekskluzive të hapësirave të banueshme të parafabrikuara. Koncepti i shtëpisë së parafabrikuar ofron një zgjidhje, duke thjeshtuar shumë procesin – duke zgjedhur një dizajn dhe duke e sjellë atë drejt pragut të shtëpisë tuaj. Është një grup ekskluziv i arkitektëve, artistëve dhe projektuesve në botë, të cilët në mënyrë kolektive ndjekin dëshirën për të bërë dizajn të arritshëm për të gjithë.
Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.