Revolucion teknologjik, vjen në shqip aplikacioni i cili përkthen fjalën në tekst dhe tekstin në fjalë - Business Magazine Albania

Revolucion teknologjik, vjen në shqip aplikacioni i cili përkthen fjalën në tekst dhe tekstin në fjalë

Vitet e fundit kemi vërtetuar se teknologjia mund të bëjë të mundur gjithçka. Bizneset dhe kompanitë kanë krijuar shumë më lehtësisht facilitate të cilat kanë rritur produktivitetin e punës.

Një nga gjërat më të rëndësishme të një biznesi është shpejtësia në arritjen e objektivave kryesore të punës. Kjo tashmë është më e thjeshtë përmes ‘NEURA .al’. Çfarë është dhe si mundet që t’iu vijë në ndihmë?

Maris Basha, Ergys Male dy të rinj kanë sjellë revolucionin e duhur për çdo biznes. ‘NEURA .al’ bën të mundur kthimin e fjalës në zë e figurë dhe anasjelltas zërin në fjalë. Ky Startup prej kohësh i është dashur shqipërisë, bizneseve dhe individëve.

Maris Basha, na tregoni më tepër se çfarë është, ‘NEURA.al’?

Maris Basha: Është e thjeshtë të flas tani për këtë startup, pas një periudhe intensive në të cilën unë dhe kolegu im kemi punuar për ta nxjerrë në treg këtë startup. Inteligjenca artificiale po ecën me hapa shumë të shpejtë dhe nav endos në sifdë të përhershme për të nxjerrë në treg risitë që tregut vetë i nevojiten. Pasi studiuam tregun ne vendosëm që të punojmë mbi një startup i cili bën të mundur në kohë të shpejtë dhe korrekte përkthimin e fjalës në tekst dhe anasjellta. Me një larmi të gjerë por edhe cilësi të lartë zërash dhe kapaicitetesh, NEURA.al bën diferencën në treg. Ne menduam ta sjellim këtë gjë në shqipëri duke qenë se aftësitë teknike gjykonim se i kishim, por mbi të gjitha për arsyen se nëse dikush nuk e bën diçka nuk do ndodhe kurrë. https://neura.al/#home

Pse mendoni se diferencoheni nga programe të ngjashme?

Maris Basha: Ne diferencohemi sepse  kemi më shumë prakticitet dhe cilësi. Pra, gjuha e implementuar shqip patjetër që e bën të veçantë, por çka është më e rëndësishmja është lloji i zerit dhe sasia e fjalëve me të cilat ne kemi punuar në sistem për të pasur një produkitivitet të lartë dhe njerëzit apo bizneset që do e përdorin qoftë për të përkthyer fjalën në zë apo zërin ne fjalë e figurë të kenë diçka sa më cilësore që t’iu shërbejë në punën e tyre. Ne jemi të specilizuar për tregun shqiptar ku i ofrojmë ndihme çdo biznesi që do ta intregojë për biznesin e tyre. Në gjatshtë muajt e ardhshëm do integrojmë edhe një system përkthimi dhe korrigjimi në gjuhën shqipe të cilat i kalojnë aftësitë e kompetitorëve të huaj. Jemi shumë të dedikuar dhe të përkushtuar për tregun shqiptar.

Pikat tona të forta janë kompetencat, dëshira për të sjellë një risi dhe për të përmirësuar sado pak tregun shqiptar dhe përkushtimi që ne i dedikojmë klientëve tanë apo partnerëve tanë strategjikë.

 

Ju e keni ndërtuar gjithçka vetë?

Po çdo gjë është bërë vetë dhe askush nuk na ka mbështetur financiarisht.
Ministrja Muzhaqi e ka parë si  një nismë pozitive, ajo ishte pjesëmarrëse në prezantimin e këtij programi dhe u shpreh e gatshme për të dhënë mbështetje.

 

Kush mund ta përdorë këtë program?

Maris Basha: Nuk ka një target grup më të rëndësishëm apo më pak të rëndësishëm. Të gjithë ata të cilët duan të bëjnë një punë më të shpejtë dhe më të mirë duke kursyer kohë dhe mund, janë të ftuar ta tëstojnë punën e tyre me NEURA. Pra, nëse je individ apo nëse je biznes pak rëndësi ka ky program të gjithve ju vjen në ndihmë njësoj.

Si e keni përshtatur gjuhën?

Maris Basha: Nëse futeni vetëm njëherë në program do ta kuptoni edhe ju vetë se sa gjuhë e thjeshtë është dhe se sa praktike është si program, e kemi ndërtuar të tillë enkas për ta bërë më të thjeshtë për këdo dhe mbi të gjitha ‘Theksi, Fjala, Gjuha’ janë të pastra dhe të qarta. Mjafton të bëni dallimin me programet e ngjashme të cilat janë në gjuhën shqipe dhe që kanë zërin në shqip. Jemi përpjekur të jemi sa më afër natyrales.

A ka çmime të përballueshme?

Maris Basha: Po është një program që ësht ëpërgatitur enkas që  të ketë mundësi çdo kush që ta përdorë dhe ti shërbeje qoftë idnivid apo kompani  e madhe.

Teksti në Zë (Text-to-Speech) dhe Zëri në Tekst (Speech-to-Text) mund të transformojë punën, biznesin dhe tregun shqiptar! Shifrat janë të gjitha të publikuara. Ne e ofrojmë fillimisht falas për një sasi audio apo teksti dhe më pas vjen me një qasje pagese minimalsite. Synojmë që të këmi çmime të personalizuara për këdo që dëshiron ta përodrë, por janë çmime shumë komode si për individin ashtu edhe për biznesin.neura.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0