Arkeologët në Shqipëri kanë zbuluar një dhomë varrimi të madhe romake që daton nga shekulli i tretë ose i katërt pas Krishtit një zbulim unik për vendin ballkanik që dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake.
Zbulimi u bë në një zonë të largët pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, pasi banorët lokalë kishin raportuar për gurë të pazakontë në një pllajë të izoluar. Ekipi i Institutit të Arkeologjisë nisi gërmimet në fillim të gushtit dhe zbuloi një strukturë të madhe nëntokësore me pllaka të mëdha gëlqerore, të cilat mbajnë mbishkrime në gjuhën greke.
Lexo edhe: Mbi 10 startup-e evropiane arritën statusin “unicorn” në vitin 2025
“Mbishkrimi na tregon se personi i varrosur këtu quhej Gelliano, një emër tipik për periudhën romake. Nuk jemi të sigurt për identitetin e individit të dytë, por ka shumë gjasa të ketë qenë një anëtar i familjes,” tha Erikson Nikolli, arkeologu drejtues i projektit.
Varri, me përmasa nëntë me gjashtë metra (29 x 19 feets), është zbulimi i parë i këtij lloji në Shqipëri, që sipas ekspertëve i përket një personi të pasur dhe është shumë më madhështor se varrezat e tjera të gjetura në zonë. Autoritetet lokale, në një kohë kur turizmi në Shqipëri po lulëzon, kanë nisur tashmë planet për ta shndërruar sitin në një atraksion turistik, ndërkohë që banorët e zonës u mblodhën me kureshtje sapo morën vesh për zbulimin. Javën e kaluar, ekipi i Nikollit përdori furça për të zbuluar skajet e gdhendura me imtësi të gurit të bardhë të çatisë dhe mureve të varrit. “Gjithashtu zbuluam një copë pëlhure të qëndisur me fije ari, që përforcon bindjen tonë se kemi të bëjmë me një anëtar të klasës së lartë.”
Ndër gjetjet e tjera ishin pjata qelqi dhe thika. Nikolli u shpreh se varri ishte grabitur të paktën dy herë, një herë në lashtësi dhe më pas kur u përdorën mjete të rënda për të zhvendosur një shkëmb gjigant mbi dhomëzën funerare. Ai shpjegoi se emri i të ndjerit ishte i gdhendur me shkronja greke, por me kuptim latin, ndërsa një mbishkrim i dytë tregon se varri i ishte kushtuar perëndisë Jupiter. Ekspertët ende nuk kanë arritur të deshifrojnë mbishkrime të tjera mbi gurë të gjetur aty pranë, që besohet t’i kenë përkitur një monumenti tjetër, sot i rrethuar nga fusha misri dhe një gurore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto