“Kur punëtorët e impiantit të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke prerë barin përreth paneleve diellore, u erdhi në mendje një ide edhe më e gjelbër dhe shumë më efikase: një tufë dele”. Kështu shkruan Reuters rreth plantacionit dy herë të gjelbër sipas saj në Kosovë.
Mbi 100 dele dhe disa dhi kullosin dy herë në javë në fermën e energjisë diellore në Roganë, një fshat i vogël në qytetin e Kamenicës, në Kosovën lindore, ku janë ngritur më shumë se 12 mijë panele fotovoltaike.
“Punëtorët e kuptuan se kositja e fushave kërkonte shumë punë, kështu që më pyetën nëse mund t’i sillja delet e mia”, tha bariu 72-vjeçar Rexhep Rrudhani gjersa urdhëronte qentë ruajts ta drejtonin kopenë e deleve kah paneleve diellore. “Delet hanë çdo lloj bari, të mirë a të keq, si dhe pastrojnë gjithçka. Secili prej nesh përfiton”.
Kosova ka mes 12-14 miliardë tonë rezervash linjit të cilësisë së ulët, vendi i pestë me rezervat më të pasura në botë. Më shumë se 90% e energjisë elektrike prodhohet nga qymyri, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga burimet e ripërtëritshme, kryesisht erërat dhe dielli.
Kosova synon që gradualisht ta largojë tërësisht karbonin deri në vitin 2050.
Lexo: Sipërmarrjet drejt energjisë së rinovueshme. Shpallen edhe ankandet e para të energjisë së erës
“Nuk po shpenzojmë aspak benzinë për kositjen e barit”, tha Arbër Maliqi, menaxher i impiantit diellor. “Prodhimi i energjisë diellore dhe prerja e barit nga delet do të thotë që të dyja bëhen me zgjidhje të gjelbërta”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto