Reshjet e para të borës përfshijnë qarkun e Kukësit, temperaturat... - Business Magazine Albania

Reshjet e para të borës përfshijnë qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e para të borës, të cilat kanë nisur në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Bora është evidentuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një nga akset më të rëndësishme rrugore në veri të vendit. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk janë krijuar shtresa bore që të pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe rrugët mbeten të kalueshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar, pasi prej dy ditësh zona po përballet me temperatura ekstremisht të ulëta. Në disa prej zonave të thella malore, termometri ka shënuar vlera nga –3 deri në –16 gradë Celsius.

Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse, ndërsa shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të pajisin mjetet me goma dimërore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0