RentX - Jo thjesht një platformë për makina me qira, por një  ekosistem inovativ që riformëson industrinë! - Business Magazine Albania

RentX – Jo thjesht një platformë për makina me qira, por një  ekosistem inovativ që riformëson industrinë!

RentX - Jo thjesht një platformë për makina me qira, por një  ekosistem inovativ që riformëson industrinë!

RentX është një startup i ri që po sjell një qasje të re në industrinë e makinave me qira, duke ofruar një platformë online për lidhjen e përdoruesve me mundësi qiraje. Aleksandër Ndoci dhe Ledio Dyrmishi, themeluesit e RentX, ndajnë përvojat e tyre rreth sfidave dhe arritjeve të deritanishme, duke shpjeguar se si po ndihmojnë bizneset dhe individët të gjejnë mundësi më të lehta dhe më të sigurta për të marrë makina me qira. Ata gjithashtu flasin për planet e tyre për zhvillimin e platformës në vitet e ardhshme dhe qëllimet që kanë për të ardhmen e RentX.

Cilat janë disa nga sfidat kryesore që keni hasur gjatë zhvillimit të RENTX dhe si i  keni kapërcyer ato? 

Një nga sfidat më të mëdha ka qenë hyrja në treg dhe krijimi i një baze fillestare me  makina me qira në platformë. Kalimi nga një proces tradicional i marrjes me qira të  makinave në një platformë plotësisht të dixhitalizuar nuk ishte i lehtë, veçanërisht sepse  shumë biznese të vogla nuk ishin të mësuara me menaxhimin e flotës së tyre online. Për ta kapërcyer këtë sfidë, kemi investuar në përmirësimin e eksperiencës së  përdoruesve në aplikacion, kemi ofruar mbështetje të dedikuar për bizneset dhe kemi  ndërtuar një infrastrukturë teknike të qëndrueshme që mund të përballojë një rritje të  shpejtë të përdoruesve. 

 Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj? 

 Aktualisht, RentX numëron më shumë se 15,000 shkarkime në të gjitha platformat  mobile dhe mijëra vizita mujore në faqen tonë të internetit.   Nga ana operacionale, kemi arritur të regjistrojmë 95 biznese në të gjithë Shqipërinë,  duke ofruar një flotë prej më shumë se 700 makinash të disponueshme në platformë.  Ky është një hap i madh drejt objektivit tonë për të ndërtuar një ekosistem të fuqishëm  dhe të besueshëm për qiranë e makinave.  Në aspektin e partneriteteve, një nga arritjet më të mëdha ka qenë marrëveshja me  WizzAir, një nga kompanitë ajrore më të njohura në Evropë, e cila na ka besuar si partner  për ofrimin e shërbimit të makinave me qira. 

Si e shihni zhvillimin e RENTX në 3-5 vitet e ardhshme? 

Në një periudhë prej 3-5 vitesh, synojmë të bëhemi platforma kryesore për marrjen e  makinave me qira afatshkurtra dhe afatgjata në rajon.  Një nga objektivat tona kryesore është promovimi i konceptit të Car-Sharing, duke  përfshirë jo vetëm bizneset e vogla, por edhe individët që kanë një makinë të papërdorur  dhe dëshirojnë ta japin me qira si një burim të ardhurash pasive. 

Gjithashtu, planifikojmë të integrojmë shërbime shtesë në platformë, si:

        • Programe besnikërie për përdoruesit e rregullt, 

  • Partneritete me hotele dhe njësi të tjera akomoduese, 
  • Përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) për optimizimin e rezervimeve dhe  sugjerimeve për përdoruesit, 
  • Promovimin e makinave elektrike dhe me emisione të ulëta, për të kontribuar në  një ekosistem më të qëndrueshëm. 

Në këtë mënyrë, RentX nuk do të jetë thjesht një platformë për makina me qira, por një  ekosistem inovativ që riformëson industrinë. 

 A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup it tuaj? 

 Po, një ndër partneritetet tona më të rëndësishme është ai me WizzAir, i cili ka  ndihmuar në rritjen e ekspozimit tonë ndaj një audience të madhe ndërkombëtare. Ky  bashkëpunim ka mundësuar që RentX të jetë një zgjedhje e besuar për mijëra udhëtarë  që kërkojnë makina me qira kur mbërrijnë nga destinacione të ndryshme.

Gjithashtu, kemi ndërtuar bashkëpunime strategjike me biznese të ndryshme, duke  rritur kështu gamën e makinave të disponueshme dhe siguruar një rrjet të fortë  ofruesish të shërbimeve të qirasë. 

 Lexo edhe:17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave

Së fundmi, ju keni qenë edhe edhe një ndër startupet e përzgjedhura si fituese e  fazës së dytë të challenge fund , cilat janë projektet që keni në plan të realizoni me  ndihmën e saj? 

Me ndihmën e grantit nga Challenge Fund, synojmë të: 

  • Përmirësojmë platformën tonë duke shtuar funksionalitete të reja që ua bëjnë  më të lehtë menaxhimin bizneseve që japin makina me qira përmes RentX, Integrojmë opsionin e pagesave online, për të mundësuar një përvojë më të  shpejtë dhe më të sigurt për përdoruesit, 
  • Rrisim praninë tonë në rrjetet sociale dhe të zhvillojmë fushata të vazhdueshme  marketingu për të arritur më shumë përdorues të rinj. 

Ky financim është një mundësi e shkëlqyer për të përshpejtuar rritjen tonë dhe për të  sjellë një përvojë edhe më të avancuar për përdoruesit. 

 Cila është vizioni juaj për të ardhmen e startup-it tuaj dhe si dëshironi që të kujtohet  startup-i juaj në industrinë ku operoni? 

Vizioni ynë është që RentX të bëhet platforma kryesore për marrjen e makinave me  qira në rajon dhe më gjerë, duke ofruar një përvojë të thjeshtë, të sigurt dhe të  besueshme për të gjithë përdoruesit. Ne besojmë se teknologjia mund të transformojë  mënyrën se si njerëzit qasen ndaj marrjes se makinave me qira duke e bërë atë më të  lehtë, më transparente dhe më të personalizuar. 

Duam te kujtohemi si kompania që transformoi industrinë e makinave me qira, duke e  bërë procesin dixhital, transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë. Në fund të fundit,  duam që RentX të mos jetë thjesht një platformë për marrjen e makinave me qira, por  një ekosistem inovativ që lidh njerëzit me zgjidhjet më të mira të transportit, duke i bërë  udhëtimet e tyre më të lehta dhe më të këndshme.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0