Rëndësia e Java në karrierën si programues - Business Magazine Albania

Rëndësia e Java në karrierën si programues


Java është ndër gjuhët më të përdorshme të programimit dhe kjo nuk është rastësi. Shpeshherë, në fillesat e karrierës si programues, fokusimi në gjuhë të caktuara nuk është i lehtë. Kjo për arsye të gamës së gjërë të gjuhëve të programimit, si dhe dinamizmit që karakterizon ketë industri.

Gjenerata e fundit e programuesve, u bazuan fillimisht në gjuhë të tilla si BASIC, C, C++ dhe Java duke u renditur si gjuha e tyre e dytë ose e tretë. Një arsye për këtë mund të jetë përdorimi në masë i C dhe C++ në ato kohë, si dhe pjesa më e madhe e pajisjeve teknologjike ishin të dizenjuara për këto dy gjuhë programimi. Kurrikulat e shkollave kanë qënë gjithashtu një arsye penguese e perhapjes së Java, pasi në shumicën e rasteve është trajtuar si një gjuhë dytësore.

Sipas profesionistëve të fushës, Java është një gjuhë e drejtpërdrejtë dhe deri diku e lehtë për t’u mësuar, por dhe më e komplikuar se C++.

Gjatë zgjerimit të diapazonit të punëve, Java filloi të shihej si një kod më i kuptueshëm dhe i përdorshëm. Kjo për faktin se shumica e pajisjeve teknologjike koherente mund “ta lexojnë” atë pa problem.

6 arsye për të mësuar Java:

  1. Thjeshtësia. Sintaksa është shumë më e lexueshme sesa ajo e C, C++ e shumë gjuhëve të tjera.
  2. Arrin të përballojë kompleksitetin e aplikacioneve të jetës së përditshme.
  3. Pakufizueshmëria. Me anë të Java mund të arrish qëllimin tënd dhe në fusha të tjera si grafika dhe programimi i videolojërave të thjeshta.
  4. Duke qenë një nga gjuhët më të përdorura të programimit, Java ka ndërtuar rreth saj një komunitet të tërë. Faqe informuese, forume të dedikuara, e bëjnë më të lehtë zgjidhjen e problemeve që lindin gjatë punës me të.
  5. Java është një gjuhë e fokusuar në të shkruar, gjë që e bën më të lehtë identifikimin e gabimeve në hapat e parë.
  6. Përdorimi i koleksioneve të gatshme. Një mundësi tjetër për thjeshtësimin e punës, si dhe ndihmesë për fillestarët.

Është Java e mjaftueshme për të patur një karrierë të suksesshme në programim?

Pyetja që bën diferencën. Edhe pse një nga gjuhët më të përdorshme, Java nuk është e mjaftueshme. Gjuhë të ndryshme tentojnë të zgjidhin probleme të ndryshme. Kufizimi në një gjuhë të vetme do të ndikonte negativisht në karrierën si programues, e cila duhet të jetë e drejtuar nga dëshira për t’u zhvilluar, që është dhe sfida kryesore në këtë karrierë.

Ergys Kosovrasti

DEV

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0