Rekord i ri pasagjerësh dhe rrugë të reja ajrore, Shqipëria në qen.... - Business Magazine Albania

Rekord i ri pasagjerësh dhe rrugë të reja ajrore, Shqipëria në qendër të vëmendjes

Të hënën e 4 marsit u mbajt një takim i organizuar nga Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), të cilët ndanë me përfaqësuesit e medias një analizë të thelluar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e aviacionit, destinacionet e reja dhe përgatitjet për rritjen e trafikut ajror në Shqipëri.

Drejtori Operacional i TIA nënvizoi faktin se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota, duke e përmendur pjesëmarrjen e saj si vend mikpritës në ITB Berlin, një nga panairet më të mëdha të turizmit global.

“Vitin e kaluar kemi regjistruar 10.7 milionë pasagjerë dhe më shumë se 11 milionë mbërritje të turistëve të huaj. Për këtë vit synojmë të arrijmë shifrën e 12 milionëve dhe jemi të përgatitur për këtë rritje. Aktualisht, aeroporti po kalon nëpër një fazë zgjerimi për të përballuar deri në 15 milionë pasagjerë në vit,” theksoi ai.

Në aspektin e destinacioneve të reja, ai zbuloi se po diskutohen fluturime direkte me shtetet aziatike si Kazakistani dhe Kirgistani, ndërsa këtë vit do të rikthehen fluturimet çarter nga Izraeli. Po ashtu, do të zgjerohet lidhja me rajonin Baltik, duke shtuar fluturime drejt Talinit dhe Vilniusit. Ndërkohë, linjat ekzistuese po forcohen me operatorë të rinj, përfshirë Vueling, që do të ofrojë lidhje më të mira përmes Barcelonës drejt gadishullit Iberik.

Nga ana tjetër, Anastasia Novak, përfaqësuese e Wizz Air, konfirmoi pozicionin e fortë të kompanisë në tregun shqiptar, duke zotëruar 58% të tij.

“Këtë verë planifikojmë të transportojmë 4.4 milionë pasagjerë dhe do të ofrojmë 46 destinacione të reja. Shqiptarët dhe turistët mund të zgjedhin mes destinacioneve të njohura si Italia, Greqia dhe Spanja, por edhe opsione të reja si Norvegjia, Anglia dhe Polonia,” tha Novak.

Ajo theksoi se suksesi i Wizz Air në Shqipëri është rezultat i strategjisë së tyre për të ofruar fluturime me kosto të ulët dhe destinacione të larmishme, duke e bërë Shqipërinë një pikë kyçe në rrjetin e tyre evropian.

Takimi u mbyll me një sesion interaktiv, ku përfaqësues të ndryshëm nga media dhe industria diskutuan ide për bashkëpunime të ardhshme dhe strategji për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik të qëndrueshëm dhe të arritshëm përmes fluturimeve të reja.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0