Refuzohen 42% e kërkesave për pagën minimale të personave fizikë - Business Magazine Albania

Refuzohen 42% e kërkesave për pagën minimale të personave fizikë


Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve po jep informacion të vazhdueshëm për ecurinë e aplikimive dhe mbështetjes financiare për bizneset e vogla.

Të dhënat tregojnë se kanë aplikuar gati 87 mijë punonjës dhe mbi 49 mijë biznese.

Sipas këtyrë të dhënave janë verifikuar më pak se gjysma e punonjësve dhe kompanive, gati 36 mijë punonjës dhe 21 mijë sipërmarrje.

Pas verifikimeve rezulton se mbi 40% e aplikimeve të punonjësve janë refuzuar. Për përfitimin, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një listë përfituesish të bizneseve, të cilat janë detyruar të mbyllin aktivitetin nga vendimi qeverisë.

Mes sipërmarrëve të vegjël kanë nisur shqetësimet, kur kërkesa është refuzuar edhe pse, sipas tyre përmbushin kriteret.

Kryeministri ka bërë të ditur ndërkohë se me 15 Prill do të prezantojë një paketë më të zgjeruar mbështetjeje.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0