Reforma e re, 190 mijë fëmijë do të marrin librat falas këtë vit

Reforma e re, 190 mijë fëmijë do të marrin librat falas këtë vit


190 mijë fëmijë do të marrin libra falas këtë vit, sepse falë reformave të bëra, qeveria do të kursejë miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta. I vetmi kusht është mirëmbajtja e tyre.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor.

“Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama.

Librat falas duhet të jenë për të gjithë, por sistemet ndryshojnë. Në rajon janë tre vende që nuk japin libra falas për asnjë klasë, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia që është vend i Bashkimit Europian. Ndërkohë vende të tjera të zhvilluara si Zvicra, Suedia, etj,. japin libra falas deri në klasën e 9 apo 11-të dhe kryeministri këtë e quan progres.

Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Ndërkohë, nxënësit mund të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi.

Vitin tjetër librat do të jenë FALAS edhe për klasën e V.

/ERTV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0