Reduktimi i kalorive, një startup po zgjeron përdorimin e proteinës së ëmbël - Business Magazine Albania

Reduktimi i kalorive, një startup po zgjeron përdorimin e proteinës së ëmbël


Pas festave të fundvitit mund t’ju interesojë më shumë çdo plan për të reduktuar kaloritë. Sfida është mbarë botërore, pasi në tërësi obeziteti në nivel global është rritur. Ai është pothuajse trefishuar që nga 1975, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa shumë sipërmarrje dhe mjekësia po angazhohen në uljen e kësaj sëmundje.

Një nga mënyrat është zvogëlimi i konsumit të sheqerit, dhe kompanitë ushqimore në mbarë botën po përpiqen të gjejnë mënyra për të ulur përmbajtjen e sheqerit në produktet e tyre, por në të njëjtën kohë të ruajnë shijen e mirë.

SodaStream, e cila ka markuar me sukses pije të saj të gazuara si një alternativë e shëndetshme ndaj sodave super-ëmbël, u ble në fillim të vitit të kaluar nga gjiganti amerikan i pijeve PepsiCo Inc. për 3.2 miliardë dollar, si një mënyrë për të përballuar kërkesën në rënie për pijet e mbushura me sheqer.

Ndërkohë, së fundi, kompania e teknologjisë ushqimore izraelite, Amai Proteins, , thotë se ka zhvilluar proteina të ëmbla – të bazuara në ato që gjenden në bimë që rriten përgjatë rripit ekuatorial – që mund të përdoren si zëvendësues të sheqerit në një sërë ushqimesh përfshirë sodat, kosin me fruta, pije energjike, shtrydhje proteinash, kremërat për supë, çokollatë dhe shurupe.

Lexo: Disa nga ushqimet që dieta juaj duhet të ketë në program dhe një kombinim i tyre…

Proteinat e ëmbla janë deri në 3,000 herë më të ëmbla se sheqeri me peshë, me një lugë çaji 4 gramësh të sheqerit ekuivalent në ëmbëlsi me më pak se 2 miligramë të një proteine të ëmbël.

Kompania, e cila filloi në inkubatorin e The Kitchen Hub të prodhuesit ushqimor izraelit Strauss, tashmë ka krijuar një sode të ëmbëlsuar me proteina për SodaStream me 50% deri në 80% më pak përmbajtje sheqeri në shije të ndryshme, duke përfshirë limon, portokall dhe kokos. Amai po bashkëpunon gjithashtu me Danone dhe PepsiCo.

Izraelisot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0