Reduktimi i emetimeve globale të karbonit Koalicioni "Vienna Tech for Green" - Business Magazine Albania

Reduktimi i emetimeve globale të karbonit Koalicioni “Vienna Tech for Green”

Reduktimi i emetimeve globale
~5 minuta lexim

Në konferencën vjetore “Darvin`s Circle”, Huawei së bashku me përfaqësues të industrisë diskutoi skenarë të teknologjisë së gjelbër dhe iu bashkua si anëtar themelues koalicionit të sapokrijuar “Vienna Tech for Green”. Në këtë samit, zyrtari i OKB-së prezantoi për herë të parë sistemin e treguesve të efikasitetit të energjisë NCIe, të propozuar nga Huawei.

Në fillim të nëntorit në Vjenë u mbajt konferenca vjetore “Darvin`s Circle”. Konferenca e këtij viti iu kushtua motos “Lundrojmë nëpër pasiguri”, dhe theksoi mundësitë që dixhitalizimi dhe teknologjia ofrojnë për zhvillime të qëndrueshme dhe sociale. Organizatorët tashmë shohin mundësinë e ndryshimit të perspektivës së Çarls Darvin për njerëzimin: “Nuk është specia më e fortë ajo që mbijeton, as më inteligjente, por ajo që i përgjigjet më shumë ndryshimeve.” Huawei gjithashtu ndan këtë pikëpamje, prandaj  prezantoi një vizion të së ardhmes me teknologji të gjelbër. Përveç kësaj, Huawei, UNIDO dhe DARWIN’s CIRCLE, të cilët përfaqësojnë kompani biznesi, organizata ndërkombëtare dhe OJQ, ju bëjnë thirrje kompanive nga industri të ndryshme të marrin pjesë në koalicionin e përbashkët “Vienna Tech for Green”.

Teknologjitë novatore të TIK-ut fuqizojnë zhvillimin e gjelbër

Fjalimi kryesor i Huaweit, u mbajt nga Radosław Kędzia, drejtuese e Huawei për Europën Qendrore dhe Lindore si dhe rajonin nordik, nën titullin “E ardhmja e qëndrueshme është teknologjia e gjelbër”. Huawei është e kordinuar në mënyrë aktive me Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs) të OKB-së dhe synon të promovojë përfshirjen dixhitale, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit si pjesë e strategjisë së saj të qëndrueshmërisë. “TIK është një mundësi për qëndrueshmëri”, tha Radoslaw Kedzia në prezantimin e tij. “Si ofrues kryesor në botë i infrastrukturës së TIK-ut dhe pajisjeve inteligjente, ne besojmë se teknologjia e TIK-ut do të luajë një rol kyç në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të OKB-së.” Për të motivuar vendimmarrës të tjerë nga sektorë të ndryshëm të bëhen pjesë e kësaj nisme, Kedzia sëbashku me Marco Kamiya, Drejtues i Divizionit të Inovacionit dhe Dixhitalizimit të UNIDO-s dhe Nikolaus Pelinka, themelues i DARWIN’s CIRCLE, prezantuan Koalicionin “Vienna Tech for Green”.

Zyrtari i OKB-së prezantoi për herë të parë sistemin e treguesve të efikasitetit të energjisë NCIe të propozuar nga ITU

Koalicioni synon të punojë së bashku për një të ardhme më të gjelbër. “Gjatë konferencës u shfaqën dhe ndanë ide novatore për mbrojtjen e mjedisit duke përdorur teknologjinë e lartë,” tha Nikolaus Pelinka, themeluesi i DARWIN’s CIRCLE. “Ne të gjithë luajmë rol përballë sfidës globale të ndryshimit të klimës si dhe humbjes së biodiversitetit, kështu që teknologjitë dixhitale janë ato të cilat mund të na ndihmojnë shumë në gjetjen e zgjidhjeve.” Për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike, të cilat nuk mund të merren lehtë, UNIDO, Huawei dhe DARWIN’s CIRCLE u bëjnë thirrje kompanive nga industri dhe sektorë të ndryshëm që të bashkojnë forcat dhe të sigurojnë teknologji dixhitale për të ndihmuar të gjithë sektorët drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të karbonit. Pas prezantimit, u mbajt një panel diskutimi se si teknologjia mund të nxisë zhvillimin e gjelbër. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Meta, Amazon Web Services, Maganta Telekom, ClimaTech, FARM.NOW, OBB, TECHHOUSE, etj.

“Teknologjitë e TIK-ut luajnë një rol kyç në ruajtjen e natyrës dhe fuqizimin e zhvillimit të gjelbër. Një e ardhme e qëndrueshme kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe përpjekje të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar në tërësi. Nga ajo që kemi mësuar nga  anëtarët e Sektorit të Standardizimit të Telekomunikacionit dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, në konferencën e ardhshme për ndryshimet klimatike, do të prezantojnë metrikën e energjisë së intensitetit të karbonit të rrjetit të publikuar së fundmi (NCIe), një qasje sistematike për monitorimin e emetimeve të gazeve serrë.

Kjo do të mbështesë industrinë e TIK që të fokusohet në përparimin e dekarbonizimit,” tha Marco Kamiva.

Rreth Huawei

Huawei Technologies (www.huawei.com) është prodhuesi kryesor i cili i jep zgjidhje telekomunikacionit. Prodhimet dhe zgjidhjet e tij janë vendosur në mbi 170 vende të botës dhe përdoren në 45 nga 50 operatorët më të mëdhenj të rrjetit në botë si dhe nga një e treta e popullsisë së botës. Huawei ka ekspertizë të gjerë në teknologjitë fikse, celulare dhe IP. Portofoli i kompanisë përfshin produktet telefonike, produktet e ndërrimit, produktet e rrjetit, aplikacionet softuerike, dhe terminalet. Huawei deklaroi të ardhura prej  CNY636.8 miliardë (EUR88.51 miliardë) dhe fitim neto i CNY113.7 miliardë (EUR15.8 miliardë) në vitin 2021. Fitimi neto i vitit 2021 përbën një rritje nga viti në vit prej 75.9%. Huawei punëson rreth 195,000 njerëz në mbarë botën, nga të cilët më shumë se 54 përqind punojnë në kërkim dhe zhvillim. Huawei ka përfaqësi në Austri me vendndodhje në Vjenë që nga viti 2007 dhe ka të punësuar rreth 127 njerëz.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0