Reagon administratori i laboratorit të kriptomonedhave në Shijak: Biznesi është i ligjshëm, e kam deklaruar në QKB - Business Magazine Albania

Reagon administratori i laboratorit të kriptomonedhave në Shijak: Biznesi është i ligjshëm, e kam deklaruar në QKB

Administratori i firmës ku u gjet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak ka reaguar, duke u shprehur se ka një kontratë të rregullit me OSHEE dhe se biznesi është i deklaruar në QKB.

Në reagimin e tij për Top Channel, ai thotë se asnjë Kod Penal nuk parashikon ndalimin e prodhimit të Bitcoin apo kartëmonedhave të tjera, ndërsa shton se të gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore.

“Ky rast është komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Deri tani të gjitha rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht në vetvete kanë pasur lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, fshehjen e të ardhurave, evazion fiskal ose futjen kontrabandë të pajisjeve kompjuterike. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera.Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Prandaj te shkruaj për të të dhënë një vlerësim ligjor Biznesi është i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Përpara se te fillonte si aktivitet i është dërguar shkrese edhe DP Policisë dhe AMF. Jam interesuar personalisht madje”, është shprehur administratori.

Lexo edhe: Zbulohet në Shijak laboratori i kriptomonedhave! Ndalohet një person

Laboratori u pikas pas dyshimeve të ngritura nga efektivët, ashtu si edhe në rastet e tjera të zbulimit, për shkak të konsumit të lartë energjisë elektrike në zonë.

TopChannel 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0