Raporti për shpejtësinë e internetit, ku ndodhet Shqipëria? - Business Magazine Albania

Raporti për shpejtësinë e internetit, ku ndodhet Shqipëria?


Janë të pakta vendet e Europës që vuajnë shpejtësinë e ulët të internetit e ndër to është edhe Shqipëria. Vendi ynë, sipas një raporti të hartuar nga kompania Akamai, e cila punon për llogari të klientëve të tillë si Airbnb apo Autotrader, me të dhëna të publikuara nga valeunomand.com, për 2015-n llogariti një shpejtësi mesatare prej 5 Mbps.

Në këtë renditje, Shqipëria lë pas vetëm Malin e Zi, ku shpejtësia llogaritet në 4.6 Mbps.

Edhe Kroacia, pavarësisht se është një vend i BE-së, vuan nga ky nivel i ulët. Madje kjo ka qenë edhe një çështje e diskutuar nga Parlamentin kroat, duke qenë se është një objektiv i kërkuar nga Bashkimi Europian. Në një artikull të total- croativ news, thuhet se vendi arrin të lërë pas për nga shpejtësia e internetit vetëm Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kroacia aktualisht ka shpejtësinë më të ulët të internetit në Europë. Vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë internetin më të ngadaltë se ne. Sllovenia, për shembull ‘navigon’ me shpejtësi dy herë më të lartë”, tha Gordan Maras.

Bashkimi Europan që nga Maji 2015 ka miratuar një strategji në lidhje me krijimin e një tregu të vetëm dixhital (Digital Single Market), sipas të cilit deri në vitin 2020 do t’i jepet çdo qytetari europian akses për internet me shpejtësi 30 Mbps. Në anën tjetër do të garantohet ofrimi i shërbimit 5G për çdo kryeqytet të shteteve anëtare të BE-së deri në 2020-n.

Renditja e disa vendeve të rajonit

Në shkallë botërore, Europa renditet ndër kontinentet që zbaton një shpejtësi të lartë sa i përket internetit falë tregjeve të hapura, infrastrukturës dhe përpjekjeve për kërkime në teknologji. Disa nga shtete me shpejtësi të madhe të internetit gjenden në Europë. Suedia është ndër këto vende me shpejtësi mesatare ndërlidhjeje 17.5 Mpbs.

Ndërsa vendet me shpejtësi më të ulët të internetit në Europë janë:

5 – Bjellorusia
Shpejtësia e internetit: 6Mbps

4 – Bosnje dhe Hercegovina
Shpejtësia e internetit: 5.7 Mbps

3 – Kroacia
Shpejtësia e internetit: 5.5 Mbps

2 – Shqipëria
Shpejtësia e internetit: 5 Mbps

1 – Mali i Zi
Shpejtësia e internetit: 4.6 Mbps

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0