Raporti nga BB: Biznesi i shërbimeve të pagesave, i pazhvilluar në Shqipëri - Business Magazine Albania

Raporti nga BB: Biznesi i shërbimeve të pagesave, i pazhvilluar në Shqipëri


Vendet e rajonit të ECA ku përfshihen 12 shtete të Europës Perëndimore, Ballkanit dhe Azisë Qendrore kanë ende hapësira të mëdha për të zhvilluar biznesin e shërbimeve të pagesave. Një studim i posaçëm i Bankës Botërore tregon se vendet kanë akses të ulët në këto shërbime dhe veçanërisht Shqipëria paraqitet shumë dobët.

Shqipëria ka numrin më të ulët të pikave të shërbimit për pagesa ndër vendet 12 vendet e rajonit ECA, madje me diferencë shumë të madhe. Gjithashtu vendi ynë ka numrin më të ulët të ATM-ve.

Situata e dobët në aksesin në pagesa lidhet me faktin se instituicionet e pagesave nuk janë të pranishme në zonat rurale te vendit tonë. Madje ato janë shumë të kufizuara jashtë rajonit Tiranë –Durrës.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë analizuar se pagesat elektronike ofrojnë potencial të madh për të integruar familjet me të ardhura të ulëta. Nga këto shërbime, prodhuesit bujqësorë, shitësit dhe segmente të tjera të marxhinalizuara të ekonomisë do të ulnin kostot.

Zgjerimi i shërbimeve të pagesave është gjithashtu instrumenti më efektiv për të formalizuar ekonominë.

Me zgjerimin e pagesave jo cash qeveritë mund të kenë një pasqyrë më të sakte për zhvillimet në ekonominë reale dhe mund të shfrytëzojnë këtë panoramë për të mbledhur më shumë taksa.

Por, përdorimi i gjerë i pagesave elektronike kërkon përmirësime financiare, infrastrukture komunikimi, ligjore dhe rregullative.

Po bëhen përpjekje në disa vende te ECA-s për të përmirësuar ligjet dhe kuadrin rregullator. Por transformimi i infrastrukturës se pagesave mbetet një sfidë e madhe. Infrastruktura financiare në shumicën e vendeve te ECA-s është e lidhur me shërbimet tradicionale bankare.

Por ekspertët sugjerojnë se përhapja e gjerë e transaksioneve elektronike kërkon shërbime të lehta për t’u përdorur, terma dhe kushte tërheqëse dhe të përshtatshme.

Burimi: sot.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0