Raporti: Ja si ndyshon përdorimi i AI mes vendeve europiane - Business Magazine Albania

Raporti: Ja si ndyshon përdorimi i AI mes vendeve europiane

Evropianët po përqafojnë inteligjencën artificiale (AI), por disa vende janë më entuziaste se të tjerat, tregojnë të dhënat e fundit.

Që nga lanCimi i ChatGPT nga OpenAI në vitin 2022, mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë përdorur mjete të bazuara në AI, sipas raportit të Microsoft. Ky adoptim ka ndodhur më shpejt se teknologjitë e tjera kryesore, përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe smartfonin. Sot, Bashkimi Europian ndodhet në krye të përdorimit të AI, veçanërisht vendet më të pasura të bllokut, sipas raportit. Irlanda udhëheq me 41.7% të qytetarëve që përdorin AI rregullisht në jetën ose punën e tyre të përditshme.

Pas saj renditen Franca (40.9%) dhe Spanja (39.7%). Në anën tjetër të spektrit janë Rumania (15.3%) dhe Greqia (17.7%), ku qytetarët e këtyre vendeve janë më pak të prirur të përdorin AI në jetën e përditshme ose në punë.

Përtej BE-së, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu kanë adoptim të lartë: 45.3% e norvegjezëve dhe 36.4% e britanikëve përdorin AI rregullisht.

Lexo edhe: Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga AI vitin e ardhshëm

Microsoft nënvizon se adoptimi i AI lidhet ngushtë me gjendjen ekonomike të një vendi. Në Veri, adoptimi është rreth 23%, krahasuar me 13%  në Jug.

Adoptimi ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me infrastrukturë të fortë elektrike, lidhshmërie dhe kompjuterike. Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz jetojnë në rajone ku këto faktorë mbeten një sfidë.

Raporti thekson se kjo ndarje nuk varet vetëm nga qasja te mjetet e AI, por reflekton gjithashtu pabarazi më të gjera në infrastrukturë, arsim dhe gjuhë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0