Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, ka publikuar raportin e zhvillimit human për vitin 2015. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, ka publikuar raportin e zhvillimit human për vitin 2015. Në indeksin e përgjithsëm HDI, Shqipëria renditet në vendin e 85-të ndër 188 vende të ekzaminuara, duke qendruar në të njëjta pozita me një vit më parë.
Që prej vitit 2009, vendi ynë është ngjitur me vetëm 2 vende në renditjen e përgjithshme, por nga ana tjetër indeksi i përgjithshëm është përmirësuar lehtë, nga 0.624 në 0.733. Shqipëria renditet ndër vendet me një zhvillim të lartë njerëzor. Në raport me vendet e tjera të rajonit, vendi ynë le pas vetëm Bosnje Hercegovinën.
Raporti merr në vlerësim periudhën kohore 2005-2014. Thuajse një në 20 fëmijë, ose 5.1% e fëmijve të moshës 5 deri në 14 vjeç vlerësohet se punojnë, ndërkohë që 3.9% e e të punësuarve paguhen më pak se 2 dollarë në ditë.
Në një tjetër vrojtim të PNUD -it, duke i`u referuar tabelës A4.1, vihet re që minutat e papaguara të punës ditore janë thuajse 3-fishi i atyre të paguara kur bëhet fjalë për gjininë femërore. Për meshkujt ky raport është i përmbysur. Ky vrojtim i referohet viteve 2010-2011.
Ndër të tjera organizata nënvizon se shqiptarët i kushtojnë mesataraisht vetëm 57 minuta në ditë procesit të të mësuarit. Një tjetër koeficent, që mat pabariznë në të ardhura dhe që i referohet vitit 2014, fiksohet në 18.3, e që sinjalizon një performancë relaitivsht të kënaqshme në raport me vendet e tjera në këtë drejtim.
/Scan Tv/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto