“Organizata Ndërkombëtare e Punës” ka publikuar një raport ku rezulton se të paktën gjysma e shqiptarëve në marrëdhënie pune e caktojnë vetë orarin e tyre.
E thënë me shifra, 48% e shqiptarëve e zgjedhin vetë orarin e tyre të punës.
Por është ana tjetër e medaljes, që 45% e shqiptarëve në marrëdhënie pune e kanë të pamundur të ndryshojnë orarin e tyre të punës, pasi ky i fundit vendoset nga punëdhënësi pa opsion ndryshimi.
Ndërsa pjesa tjetër, pra 7% thonë se orarin e punës mund ta ndryshojnë me marrëveshje mes dy palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto