Raporti i Financave: Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet

Raporti i Financave: Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet

Inceneratorët

Inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit i kanë marrë fondet buxhetore sipas planeve të parashikuara në kontratat koncensionare me qeverinë, por realizimi i investimeve me fondet e veta nuk e ka ecur sipas kontratës. Për rrjedhojë miliona euro ta paguara nga taksat e shqiptareve nuk do të përkthehen në shërbime të përmirësuara, arsye pse u dhanë këto kontrata.

Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat për inceneratorin e Tiranës në vitin 2018 dhe 2019 janë përkatësisht 977 milionë lekë për secilin vit sipas planit, por nga ana tjetër investimet, pjesa më e madhe e të cilave duhet të ishin bërë nga fondet e vetë kompanisë, nuk kanë vijuar me planin.

Vlera faktike e investimit kapital për vitin 2018 ka qenë vetëm 20 për qind e vlerës së planifikuar në planin e biznesit. Ndërsa vlera e investimit kapital për vitin 2019 ka shënuar 526,2 milionë lekë ose vetëm 10 për qind e planit në kontratë.

Sipas kontratës, kompania Integrated Energy duhet të investonte në vitin 5,9 miliardë lekë me 2019, nga të cilat më shumë se 5 miliardë lekë duhet të ishin nga fondet e kompanisë dhe afërsisht 1 miliardë lekë pagesa nga buxheti. Por kompania nuk ka arritur të azhurnojë në investime as pagesën e marrë nga buxheti (shteti ka paguar sipas planit 725 milionë lekë, ndërkohë që investimet totale të atij viti ishin vetëm 526 milionë lekë, nga 5.9 miliardë lekë që ishte kontrata).

Për periudhën 2018-2019, sipas kontratës duhet të ishin investuar 11,4 miliardë lekë, por janë investuar vetëm 1,6 miliardë lekë ose rreth 12 për qind e planit.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Nga kjo shume 17 miliardë lekë parashikohen investime.

Një situatë e ngjashme është edhe në inceneratorin e Fierit, ku buxheti i ka bërë kompanisë pagesa vjetore prej 752 milionë lekë, sipas planit në kontratë. Sipas parashikimeve, ndërtimi dhe vënia në funksionim e impiantit do të përfundonte në muajin Shtator 2019, por ndërkohë impjanti ende nuk ka përfunduar.

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte. /Monitor

Inceneratorët

Inceneratorët

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0