TIRANE- Kryeministri Edi Rama ne nje konference per shtyp deklaroi se kete vit per here te pare ne 5 vitet e fundit do rishikohet buxheti me rritje. Ai premtoi se qe kete vit pritet te ulet defiçiti e borxhi publik. Rama tha se me rishikimin e buxhetit do te shlyhen detyrimet ndaj PAK si dhe do te financohen rruget e mbetura pa perfunduar ne te gjithe Shqiperine.
“Jane 3,2 mld leke ose 32 milione dollare pertej objektivit ambicioz te vendosur bashke me FMN qe na japin mundesi te fillojme me uljen e deficitit dhe borxhit. eshte e para here pas 5 vitesh qe rishikimi i buxhetit behet me rritje dhe jo me renie. Kemi pasur fatkeqesine qe per 5 vite te kishim qeveri qe bente parashikime pertej mundesive duke shfrytezuar parate e parashikuara per tamatame urbanistike dhe me pas kthehej ne kuvend per te rishikuar buxhetin me ulje”, tha Rama.
Me tej, kryeministri tha se qeveria do i jape fund padrejtesise me te madhe sociale ne vend duke shlyer detyrimet qe i ka personave me aftesi te kufizuar.
“4,3 mld leke ose 43 milione dollare do shkojne per personat invalide, para e tetraplegjike. Shteti do iu laje borxhet nga mungesa e plote e ndjeshmerise per kete shtrese. I japim fund padrejtesise me te madhe sociale e kthyer ne instrument per te spostuar parate per kete shtrese ne funksion te pushtetit”.
Kryeministri shtoi se ne buxhetin qe pritet te rishikohet do perfshihen edhe investime ne rruget e mbetura rrugeve siç i quajti ai projektet infrastrukturore te paperfunduara ende.
“15,2 mld leke ose 152 milione dollare shkojne per investime te lena rrugeve per infrastrukture rrugore nga rruga e Valbones tek Kukes-Kurme, Lushnje-Berat qe eshte bere gangrene, rruga Lin-Pogradec, segmentet e rrugeve Plepa-Rriogozhine, Korçe-Erseke. Jane gjithsej 51 projekte qe kane mbetur rrugeve dhe qe kane arritur te financohen ne 50% financohen ne 100%. Do ju rrime ne koke kompanive qe te punojne dite nate”, tha Rama.
Kryeministri permendi edhe vazhdimin e rreth 100 projekteve te tjera rrugore, qe ai i quajti “te pashpresa ku eshte hedhur vetem çakulli”.
Rendi, 300 mln
Jeni vene ne dijeni per raportin mbi auditin e Ministrise se Brendshme, per policine me te shkaterruar te botes per nga pamjet, jane 300 mln leke qe do hyjne ne ndihme te policisde per mjete infrastrukture.
Xhamia e Re
Nga njera ane do mbyllim kapitullin qe ka penguar ndertimin e xhamise se re dhe do mbajme zotimin per xhamine e re pa pallat dhe super-merkato ngjitur sic ishte projekti nga Bashkia e Tiranes per arsye qe i di mire bashkia e tiranes dhe i dine te gjithe se nuk jemi ketu te themi se kush e kishte pallatin dhe super-markaten.
parku i vene ne dispozicion do jete i besimit dhe besimtareve, pa apartamente per te shitur dhe per te mbajtur.
Bektashinjte
Ata kane teqet e tyre, por dhe kryegjyshati Baba Reshati qe ende nuk prehet i qete atje ku wshtw per shkak se ky projekt ende nuk ka perfunduar se eshte financuar dhe do financohet nga ky komunitet dhe ne do ndihmojme ta cojme deri ne fund.
Burimi: (BalkanWeb)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.