Kryeministri Rama ka publikuar të dhënat në rang global për çështjen e vaksinimit, ku Shqipëria renditet në krye të grafikut për vaksinat për 100 banorë në 7 ditët e fundit. Rama shkruan se Shqipëria do ta fitojë luftën.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama.
Në të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze të të dhënave ourworlindata.org vendi ynë në llogaritjen e shifrave të javës së fundit ka arritur një rezultat më të mirë në procesin e vaksinimit krahasuar me shumë vende të rëndësishme. Bazuar në grafikun e ourworlindata.org Shqipëri ka lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca.
E përbashkëta e marrjes së vaksinës kineze me atë ruse është fakti se që të dyja vaksinat nuk janë të autorizuara ende nga Agjencia Europiane e Barnave dhe që të dyja, Shqipëria i merr prej vendeve të treta. Në rastin e Sputnik si dhuratë nga një princ i Emirateve dhe në këtë rast përmes një kompanie turke.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.