Rama prezanton asistentin virtual të e-Albania: Brenda 2024 do të jetë edhe me zë e figurë - Business Magazine Albania

Rama prezanton asistentin virtual të e-Albania: Brenda 2024 do të jetë edhe me zë e figurë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme asistentin virtual në e-Albania që e ka pagëzuar me emrin “Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale”, që do të ndërveprojë me çdo qytetar në e-Albania.

Nga sot platforma digjitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të qenë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime. Në ceremoninë e prezantimit të asistentit virtual 1.0 ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

Lexo edhe:Elon Musk shpreh dëshirën të vizitojë Shqipërinë

Asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim 24 orë ndërsa Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë.

“Nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”.

“Ta shtrijmë edhe në platformën e Bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj që asistenti që sot hyn në marrëdhënien me qytetarët përmed ndërveprimet me shkrim, po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe me figurë dhe madje të mos jetë më thjesht ndihmësi që i drejton ata në aplikim, por ai që e merr shërbimin për ta”, shtoi Rama.

Në fund, Rama u shpreh se “Ky është një shembull kuptimplotë i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0