“Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, është shprehur kreu i qeverisë.
Lexoni: Coronavirus, një provë e madhe për udhëheqësit botërorë
Pas masave strikte që ka ndërmarrë kryeministri Rama, Tirana qëndron prej dy ditësh në shtetrrethim sepse nga ora 6:00 e së premtes nuk lejohet lëvizja e asnjë automjeti privat, përveç atyrë të autorizuara.
Edi Rama ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, përmes rrjeteve sociale. Ai bën vazhdimisht thirrje të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për higjienën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto