Ne diten e pare te vizites ne shtetin e Kuvajtit, kryeministri Edi Rama zhvilloi nje sere takimesh me kreret me te larte te institucioneve te ketij vendi. Fillimisht, kryeministri Rama u prit ne nje ceremoni zyrtare nga kryeministri, sheiku Al-Sabah. Siç njofton zyra e Shtypit ne Kryeministri, gjate bisedimeve dypaleshe u vendos theksi mbi nxitjen e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos ne fushen e turizmit dhe sektorin e ujit. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin qe vendi yne ofron per sipermarrjet e huaja te interesuara per te investuar ne Shqiperi.
Ministri i Jashtem, Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtise Ahmetaj, nenshkruan kater marreveshje ne fushen e bashkepunimit dhe zhvillimit te eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes se burimeve natyrore dhe zhvillimit te qendrueshem, bashkepunimit ne shendetesi, si edhe marreveshjen per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit. Kryeministri Rama u prit me pas nga Princi i Kurores, Lartesia e tij, sheik Nawaf al-Sabah, si dhe kryetari i Parlamentit te Kuvajtit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto