Rama: mbi 10 mln euro donacione. Fond Kombëtar Administrimi - Business Magazine Albania

Rama: mbi 10 mln euro donacione. Fond Kombëtar Administrimi


Mëngjesin e së premtes, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar ka prezantuar një vlerësim paraprak të dëmeve dhe ka bërë të ditur njëkohësisht financimet e siguruara nga donacionet e deritanishme.

Kryeministri Edi Rama, tha gjatë mbledhjes se janë mbi 10 milionë euro (mbështetje financiare dhe materiale të dhurura). Ai garantoi për një menaxhim të mirë të tyre në mënyrë që të dëmtuarit nga tërmeti të përfitojnë plotësisht. Sipas tij, deri të premten në mëngjes, janë grumbulluar 5 milionë euro ndihma monetare, 1,5 milionë dollarë dhe rreth 4,5 milionë euro ndihma materiale.

Ditën e fundit, dy prej grupeve më të mëdha në vend Balfin dhe Kastrati kanë deklaruar donacione përkatësisht 1.2 dhe 1.5 milionë euro.

Kryeministri Rama bëri thirrje njëkohësisht që individë e sipërmarrës të depozitojnë në llogari të sigurta donacionet e tyre, me të cilat do të merret Fondi Kombëtar i Administrimit, duke garantuar se çdo qindarkë do të bëhet transparente.

Pas thirrjes së opozitës një ditë më parë, në zonën ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme përfshihet edhe Laci. Kjo nënkupton edhe marrjen e përgjegjësisë për rindërtimin e zonës.

Me kalimin e orëve dhe përsëritjen e tërmeteve (me intensitet më të ulët) bilanci i të vdekurve dhe dëmeve materiale po vjen në rritje.

Deri më tani kanë humbur jetën 49 persona, gati 800 janë të dëmtuar që kanë marrë asistencë mjeksore, ndërsa janë me qindra apartamentet e pabanueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0