Krahas kësaj, kryeministri u është drejtuar farmacive dhe pikave të shumicës duke thënë se do t’u hiqet përgjithmonë liçenca nëse do bëjnë ‘si të shkathët” me çmimet e barnave apo me ato të ushqimeve.
“Më vjen mirë që deri dhe vlonjatët s’e kanë shkelur më shumë se sa të tjerët rregullin e mos lëvizjes në qytet. Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do zgjasë, askush s’e di e se thotë sot, por e dimë që s’do jetë histori e shkurtër dhe e lehtë.
Më shani e mallkoni mua s’ka problem, por masat do përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim në thyerje të rregullores mund t’a humbasë patentën përfundimisht e të ndalohet për disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë.
Kush do luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund t’a humbasë përfundimisht të drejtën të tregtojë ushqime e barna. Ka një sërë sanksione të tjera për të përballuar dezertorët e mundshëm, që mund t’a humbasin luftën e nervave e të kujtojnë se mund t’ja hedhin”, ka thënë Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto