Rama i uron mirëseradhjen brandit Deutsche Telekom - Business Magazine Albania

Rama i uron mirëseradhjen brandit Deutsche Telekom


Kompania AMC nuk do të mbajë më emrin me të cilin ka qenë në treg prej thuajse 20 vitesh. I pranishëm në panelin e “Konferencës së 8-të Ekonomike Gjermano – Shqiptare”, drejtori i përgjithshëm i AMC, Dimitrios Blatsios u ka bërë me dije të pranishëve që kompania do të jetë me emër, identitet, ngjyra dhe logo të re në treg.

Dimitrios Blatsios tha se kompania do të operojë nën brandin e Grupit Deutsche Telekom, duke sjellë në Shqipëri vlerat që Grupi mbart, të cilat janë: Inovacioni, Kompetenca dhe Thjeshtësia. “Tani kompania do të jetë në treg me një imazh të ri, me logo, emër, dhe ngjyra ndryshe. Do të përfaqësojmë një emër të madh, do të jemi me brandin Deutsche Telekom”-, tha Blatsios.

Mirëseardhjen e brandit e ka uruar dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh mjaft entuziast për futjen në tregun shqiptar të këtij Grupi gjigand botëror.

Rama mori si shembull këtë zhvillim në tregun e telekomunikacionit për të inkurajuar bizneset gjermane të këtij niveli që të jenë të pranishëm në tregjet shiptare.

“Ne jemi gati të mirëpresin investimet gjermane në çdonjërën nga këto fusha, ashtu sikundër tifozët e shumë të futbollit, të kombëtares gjermane, presin me padurim veshjen e kompanisë celulare AMC me uniformën e purpurt të Deutsche Telekom.”, – tha Rama.

Ndërkohë, kancelarja Merkel ka përmendur telekomunikacionin si një ndër sektorët më potencialë për tu zhvilluar. “Kemi marrëdhënie ekonomike siç është Aeroporti i Tiranës, industria e automjeteve, industria e tekstileve dhe telekomunikacioni, për të cilën disktuam dhe sot, për bashkëpunimin në fushën e telekomunikacionit”, – ka thënë kancelarja Merkel.

Prej disa ditësh kompania e parë celulare në vend ka nisur një fushatë masive komunikimi ku tregohet logo “T”. Drejtori i Divizionit të Marketingut ka deklaruar në media se shumë shpejt në Shqipëri do të jetë i pranishëm brandi i Grupit Deutsche Telekom.

“Është brandi europian më i çmuar i telekomunikacionit në të gjithë botën. Duke qenë pjesë e kompanisë lider të telekomunikacionit në Europë për shërbimet e integruara, ne do të vendosim standarte në këtë treg me produkte dhe shërbime inovatore”, – është shprehur Henri Vandre. Pritet që brandi i ri t`i prezantohet publikut me datë 23 korrik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0