Rama fton investitoret italiane: Kemi fuqi punetore te lire - Business Magazine Albania

Rama fton investitoret italiane: Kemi fuqi punetore te lire


Edi Rama prezantoi para 124 sipermarresve italiane mundesite qe ofron Shqiperia per te investuar ne sektore te ndryshem, qe nga energjia, turizmi, bujqesia e deri tek konfeksionet dhe manifaktura.

“Jemi dy vende shume te afert, jo vetem nga pikepamja gjeografike. Jane me qindra-mijera shqiptaret qe jetojne ne Itali, i paguajne shtetit italian kontributet si sipermarres te vegjel e te mesem. Jemi te shumte ne numer edhe kur Juve mund Realin e Madridit dhe kemi nje pasuri te perbashket sa i perket futbollit, nje italian e shqiptar qe stervit kombetaren tone. Nuk mund te perfytyroj nje gjerman qe kerkon pasaporte shqiptare per te stervitur kombetaren, vetem nje italian mund ta beje kete”, tha Rama.

Aktualisht, ne Shqiperi ushtrojne aktivitetin e tyre rreth 900 ndermarrje italiane, por per Kryeministrin Rama ky numer eshte i pakte krahasuar me oferten shqiptare.

“Ndodhemi ne nje situate optimiste, pasi nuk ka asnje kufizim per perqindjen e kapitalit te huaj ne nje ndermarrje, tatimi mbi fitimin eshte vetem 15 per qind, regjistrimi i biznesit te ri behet brenda 24 oresh me 1 euro kosto. Kemi permiresuar vleresimin nga agjencite e huaja, kemi fuqi punetore te re, te kualifikuar dhe ku te gjithe kuptojne gjuhen italiane”, shtoi Rama.

“Sipermarrjet e pranishme ketu mbartin njohuri shume te thella dhe kane nivel te larte teknologjik. Zoti kryeminister, kemi deshiren ta veme kete pervoje ne sherbim te Shqiperise me shpirtin e bashkepunimit absolut”, tha Massimo Gaiani, ambasadori italian ne Shqiperi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0