Raiffeisen Bank zhvillon produkte financiare për biznesin mikro - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank zhvillon produkte financiare për biznesin mikro

Sipërmarrjet e vogla prej kohësh kanë pasur vështirësi në aksesin në financa. Mikrokredia mbetet dera ku mund të trokasin, ndërsa së fundi edhe bankat kanë nisur t’i përafrohen këti segmenti biznesi. Raiffeisen Bank ka vënë në prioritetet e saj për të ardhmen e afërt rritjen e segmentit të biznesit Mikro.

Banka ka theksuar se, “Gjatë dy viteve të fundit, kemi filluar rigjallërimin e këtij segmenti. Ne kemi nxjerrë paketa të reja, të përshtatura për kërkesat e ndryshme të biznesit dhe kemi prezantuar produkte novatore të huadhënies. Ne ofrojmë limitin më të lartë të pasiguruar për segmentin Mikro, deri në 4,000,000 lekë, me norma interesi konkurruese”.

Përmes këtyre hapave, portofoli i huadhënies nga kjo bankë është rritur katër herë krahasuar me vitin 2020, duke dëshmuar një rritje të konsiderueshme prej 230% të numrit të huamarrësve.

Lexo: Si po e përballojnë punonjësit e rinj krizën globale?

Njëkohësisht Raiffeisen po punon për lançimin e një produkti të ri të huadhënies Agro, i krijuar për të përmbushur nevojat unike të klientëve në fushën e agrikulturës.

Ndërkohë, Raiffeisen On vazhdon të performojë si platformë digjitale për transaksionet e klientëve të biznesit. Në dhjetor 2022, Raiffeisen lançoi programin pilot, duke ofruar një aplikim tërësisht digjital dhe me miratim të menjëhershëm për overdraft-et e pasigurta, të përshtatura për klientët Mikro.

Deri më sot, ka miratuar 77 aplikime për kredi online në vetëm 5 minuta, duke kërkuar vetëm 2 dokumente lehtësisht të aksesueshme.

Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla, janë shtylla kurrizore e ekonomisë, duke përbëre gati 80% të të punësuarve në sektorin privat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0