Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab” - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”


Sot më 7 Maj 2019, Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë”.

Programi Elevator Lab u prezantua për herë të parë në Qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International. Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky është sezoni i tretë i Elevator Lab dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) pjesë e saj dhe Shqipëria dhe Kosova mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativën e tyre “Sfida Elevator Lab” dhe “Elevator Lab Bootcamp”.

Raiffeisen Shqipëri dhe Kosovë organizojnë për të dytin vit radhazi programin “Sfida Elevator Lab”. Këtë vit ky program vjen me një risi, Elevator Lab Shqipëri & Kosovë i janë bashkuar programit duke ju dhënë mundësinë start-upeve nga të dyja vendet për të paraqitur idetë e tyre në një konkurs të vetëm në 2019, “Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë.

“Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë ju bën thirrje të gjithë të interesuarve, start-upeve, etj që mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat Regtech, Bankingu SME (SME Banking), Bankingu Retail (Retail Banking), Siguria Kibernetike (Cyber Security), Zgjidhjet për Kursin Valutor (FX Solutions), Klientët Korporatë & Sektori Publik (Large Corporates & Institutional Clients) dhe Analizat e Avancuara dhe Inteligjenca Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence).

Thirrja për aplikim fillon sot dhe mbyllet më datën 3 Qershor 2019.

APLIKONI TANI për “Sfida Rajonale Elevator Lab” në Shqipëri & Kosovë dhe do të keni mundësinë që të fitoni tre çmime monetare për 3 fitues, mundësinë e një “wild card” për gjysëmfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech etj.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/challenges/regional-2/

***

Në vitin 2018, Symmetric u zgjodh fituesi i raundit të parë të Elevator Lab Shqipëri me zgjidhjen e pagesave të saj Openpay (Peer-to-Business) që u mundëson klientëve retail që menjëherë t’i paguajnë tregtarët duke përdorur telefonat e tyre smartfone.

Aktualisht Raiffeisen Bank Shqipëri po punon me Symmetric për të dalë live me Openpay. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar dhe zgjidhja do të pilotohet gjatë gjysmës së parë të muajit Maj me tregtarët e përzgjedhur. Openpay do t’ju mundësojë klientëve tanë të përdorin një metodë alternative të pagesës cash dhe kartë dhe do të jetë hera e parë në tregun tonë ku pagesat e bazuara në QR do të përdoren nga konsumatorët individë në pikat e shitjeve të tregtarëve anembanë vendit.

***
Raiffeisen Bank Kosova vitin e kaluar organizoi raundin e parë të programit Elevator Lab. Në partneritet me ICK-në, ishte një event i sukseshëm me kompani të ndryshme nga mbarë Kosova. Në fund, paneli zgjodhi kompaninë Trekandi si fitues të vendit të parë dhe AR vision fitues të vendit të dytë. Trekandi po ashtu ishte edhe fitues i “wild card” e cila e dergoj në finale të garës Elevator Lab në Vjenë. Trekandi është kompania e parë e TI-ve e cila ofron aplikacione online për produkte financiare në Kosovë.

Me AR Vision, bashkëpunimi filloi së pari me një koncept bazik bankar, pastaj evoloi në një fazë të suksesshme të Proof of Concept dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë me Raiffeisen Bank Kosovë për zhvillimin e një aplikacioni me Augmented Reality. Për momentin janë duke punuar në një MVP dhe bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe bankës është jashtëzakonisht i suksesshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0