Raiffeisen Bank mbështet Bashkinë e Tiranës në projektin “Karta e studentit"

Raiffeisen Bank mbështet Bashkinë e Tiranës në projektin “Karta e studentit”


 
Raiffeisen Bank dhe Bashkia e Tiranës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projektit “Karta e studentit”, duke ofruar edhe një paketë me shërbime falas për të gjithë të rinjtë që kanë një kartë studenti.

Kjo marrëveshje shton gamën e shërbimeve dhe produkteve që studentët e pajisur me kartën studentore do të përfitojnë falas apo me tarifa të reduktuara. Krahas shërbimeve në institucionet publike dhe private, si kinema, teatro, muzeume, dyqane të ndryshme kancelarish etj, studentët do kenë mundësi që edhe shërbimet në banka t’i marrin me tarifa zero ose me tarifa të reduktuara ndjeshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës ndërsa theksoi se marrëveshja i shërben gjeneratës së ardhshme. “Në këtë kartë do kenë ulje në organizata të ndryshme, do kenë një paketë falas në bankën tonë, për të mësuar sesi funksionon një bankë. Unë e di që gjenerata e re nuk është si ne, ata nuk duan të shkojnë nëpër degët e bankave, kështu që do të kenë më pak kontakte me sportelin, pasi do të përdorin byzylykët, telefonat dhe gjithçka që ofrojmë për aplikimet digjitale. Ne jemi shumë krenarë si Raiffeisen për bashkëpunimin me Bashkinë, kemi bërë një sërë projektesh dhe do vijojmë të bëjmë edhe shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Christian Canacaris.

Lexo: Raiffeisen Bank dhe Posta Shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për depozitimet cash

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi Raiffeisen Bank për gatishmërinë që ka treguar për të bashkëpunuar që në momentet e para të emetimit të kartës së studentit, ndërsa theksoi se shërbimet që ofrohen nga kjo bankë do jenë të vlefshme edhe në rrjetin e saj jashtë vendit.

“Do të ofrohen shërbime me tarifa zero për hapjen e llogarive rrjedhëse, për të marrë një kartë debiti etj. Unë besoj se për të gjithë studentët që kanë shuma të vogla dhe ku përqindjet e bankave hanë pak nga ajo shumë e vogël që një student menaxhon në tarifat e veta mujore, kjo ulje dhe zerimi i këtyre tarifave nga “Raiffeisen” është jo vetëm një gjest bujar, por një ndihmë e jashtëzakonshme, sidomos për prindërit që dërgojnë të ardhura, por edhe për studentë që nesër me një kartë Raiffeiseni do të udhëtojnë si studentë të Erasmus dhe logon e famshme të zezë me të verdhë të “Raiffeisen” do ta shohin në shumicën e kryeqyteteve të Evropës”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshje është që t’i pajisë studentët me kulturën e nevojshme të mënyrës se si funksionon sistemi bankar, si dhe të nxisë ekonominë formale nëpërmjet bankave. “Mezi pres që studentët përveç se të fitojnë përqindjet e uljeve, të marrin edhe kulturën e të bërit biznes dhe të bërit të një llogarie, e të mbajturit të një bilanci, e të kuptuarit se si funksionon sistemi bankar, si funksionojnë përqindjet, si funksionon bursa, si nesër pastaj nga klientë-studentë mund të jenë klientë – familjarë të rinj për të marrë një kredi të butë që prapë e bëjmë me “Raiffeisen” dhe kemi ndihmuar qindra familje të reja, post-universitare, kur kanë filluar një punë dhe krijuar një familje për të marrë shtëpinë e tyre të parë”, shtoi kryebashkiaku.

 Lexo: Raiffeisen Bank feston 15-vjetorin e saj në Shqipëri

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës vijon të përmbushë detyrimet që lindin nga Pakti me Universitetin, si sa i përket prodhimit të Kartës së Studentit, ashtu edhe me rikonstruksionin e konvikteve. “Unë e kuptoj që në çdo përpjekje për të bërë mirë ka edhe një dozë populizmi, ka njerëz që thonë: Karta e Studentit s’më jep për shtëpi më të lirë. Shtëpitë më të lira për studentët quhen konvikte, që tashmë janë të subvencionuara nga Bashkia dhe janë me çmim më të ulët për ata që duan një shërbim strehimi më të lirë, kurse për të gjithë shërbimet e tjera është karta studentore e cila ofron ulje të jashtëzakonshme dhe falë “Raiffeisen” sot fuqizohet në një mënyrë të paimagjinueshme”, tha Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0