Raiffeisen Bank i bashkohet projektit të obligacioneve referencë - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank i bashkohet projektit të obligacioneve referencë

Raiffeisen është banka e gjashtë në vend që i bashkohet projektit të obligacioneve referencë.

Me qëllim për të zhvilluar tregun dytësor të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare, në vitin 2018 Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nisën projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend.

Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të kryhet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut. Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me Ministrinë e Financave.

Në këtë projekt aktualisht përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare. Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar u jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundëson edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë.

Në vitin 2018, ku projekt u themelua me pjesëmarrjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) Credins Bank, Bankës Intesa Sanpaolo Albania, Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank) dhe Bankës së Parë të Investimeve Shqipëri (Fibank). Që prej muajit korrik të këtij viti, projektit i është bashkuar edhe Raiffeisen Bank.

Megjithatë, deri tani projekti i obligacioneve referencë nuk ka sjellë rezultate shumë të rëndësishme në rritjen e tregtimit dytësor. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Financave, për shtatë muajt e parë të këtij viti, volume i tregtimit dytësor të titujve referencë ishte më pak se 5 miliard lekë.

Lexo: Keiretsu Forum SEE hap thirrjen për “Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day

Në fakt, Raiffeisen Bank është banka më aktive në tregun dytësor me pakicë të titujve të qeverisë shqiptare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për gjysmën e parë të këtij viti, afërsisht 87% e volumit të tregtimit dytësor me pakicë të bonove dhe obligacioneve (shitje dhe blerje e bonove dhe obligacioneve nga klientët) u krye nëpërmjet Raiffeisen Bank. Duke qenë banka dominuese në tregun dytësor me pakicë të titujve, përfshirja e Raiffeisen Bank mund të rrisi disi potencialet e tregtimit dytësor edhe për obligacionet referencë.

Historikisht, tregu dytësor i titujve të borxhit të qeverisë ka qenë pak i zhvilluar. Ekspertët mendojnë se një nga arsyet kryesore është baza e ngushtë e investitorëve. Titujt e qeverisë blihen kryesisht nga bankat, që në pjesën më të madhe i mbajnë këto instrumente deri në maturim, sepse nuk kanë nevoja shumë të mëdha për likuiditet.

Sipas tyre, shtysa më e fortë për zhvillimin e tregut dytësor mund të ishte pikërisht zgjerimi i bazës së investitorëve, sidomos i atyre jorezidentë, që mund të kenë nevoja dhe objektiva të ndryshme investimi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fakt këtë vit po vërehet një rritje e blerjes së titujve të qeverisë nga investitorë jorezidentë. Portofoli i tyre në fund të 6-mujorit 2024 arriti vlerën e rreth 6 miliard lekëve. Kjo shumë përbën 0.8% të totalit të borxhit të brendshëm. Megjithatë, pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë gjatë tremujorit të dytë 2024 mbuloi rreth 18% të shtesës së borxhit të qeverisë.

Mungesa e një tregu dytësor të zhvilluar gjithashtu krijon rreziqe, sepse në rast të nevojës për likuiditet, investitori e ka të vështirë ta shesë instrumentin financiar përpara maturimit.

Një treg dytësor do të prodhonte gjithashtu edhe një çmim më të drejtë për titujt e borxhit të qeverisë, ndërsa aktualisht çmimet përcaktohen kryesisht nga ankandet e tregut primar./E.Shehu

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0